Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Rikthehet revista Mapo: Duka rrëfen vitet në krye të FSHF

$
0
0

Revista e përmuajshme “Mapo” po rikthehet në treg, për ata (pak) njerëz që duan ende të lexojnë, kështu, siç do të shkruhet në këtë revistë gjatë dhe, në letër. Për personazhe të mendimit, politikës, shkrimit, kulturës, pse jo edhe të showbizit…

Në kopertinë, në këtë prag të kampionatit Evropian, Armando Duka rrëfen për 14 vitet e tij në krye të FSHF-së. Si e mori këtë post, çfarë gjeti dhe cila do të jetë trashëgimia. Përplasjet politike, akuzat e tifozerisë dhe pakënaqësitë. A do të kërkojë Duka një mandat të ri apo 2018 do të jetë fundi i mbretërimit të tij?

Besnik Mustafaj vjen me dilemën e tij për një rikthim të mundshëm në politikë.

Ish-shefi i New York Times Bill Kovach, me origjinë shqiptare zbërthen në një intervistë ekskluzive për “Mapo” sekretet e skandalit të “Pentagon Papers”.

Ema Andrea zbulon frikërat që ka ndjerë pas revoltave të saj në FB, me të cilat shkaktoi jo pak zhurmë.

Petrit Malaj është i zhgënjyer nga të majtët, pas humbjes së garës për drejtimin e RTSH-së.

Ylli Bufi do të sjellë së shpejti librin e tij për kohët e tranzicioneve të mëdha dhe Qeverinë e Stabilitetit. Një pjesë të këtij rrëfimi e sjell “Mapo” në këtë numër.

Sonila Meço është ulur në një bisedë të sinqertë shpirtërore me psikologen dhe hipnoterapeuten Fleura Shkëmbi, për të folur për sfilitjet dhe kënaqësitë që po shijon tani.

Genc Salihu tregon pse ka zgjedhur të jetojë në Tiranë, çfarë shkon mirë e çfarë shkon keq në infrastrukturën dhe politikat e këtij metropoli. Por edhe Prishtinës gjithashtu.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha zbulon pikat e saj të forta e të dobëta, kujtimet dhe lidhjet e saj më të veçanta.

Ndërsa do të lexoni Gilman Bakallin, Belina Budinin, Besart Kadian, Ervis Iliazaj, Fitim Zekthin… të cilët kanë gjithnjë një këndvështrim të tyren për çështjet, dukuritë, ngjarjet  që i ngacmojnë…

“Mapo”–n, pasi të dalë në treg, do të mund ta lexoni edhe online në www.revistamapo.al.

Mapo kopertina1 (1)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles