Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Video/ Kopshtet pa licencë? Ministrja i hakërrehet gazetares

$
0
0

nikollaMinistrja e Arsimit Lindita Nikolla edhe pse duhet të ishte përgatitur pasi kishte kaluar një ditë nga ngjarja e rëndë e dhunës në kopësht, nuk i ka mbajtur dot nervat para gazetarëve.

Ajo tha se inspektojmë kopshtet e licensuara, që janë 1 600 në gjithë vendin, ndërsa shtoi se shumë të tjerë janë pa licencë.

“Nuk do shkojmë të trokasim në çdo portë. Nuk dimë ku janë kopeshtet private”,- tha ajo. Dhe jo vetëm kaq: “Prindërit dhe media të denoncojmë dhunën”,- shtoi Nikolla.

Në fund, pasi kishte mbaruar prononcimin, Nikolla i kthehet gazetares së “ABC NEWS”, e revoltuar se pse e kishte pyetur mbi bazat dhe kriteret e licencimit të kopshteve.

“Sa ka që hiqen si gazetar, kush e di nëse ata kanë diplomë apo jo”,- thotë ministrja Nikolla.

Shihni të plotë videon:


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles