Gazetarë, artistë, politikanë e qytetarë, të gjithë së bashku e dënuan rëndë sjelljen mizore të Anjeza Shabanit ndaj fëmijës 3 vjeç. Në mesin e tyre është edhe Ardit Gjebrea, i cili përtej gjykimit kaloi në një propozim.
Ja çfarë shkroi ai në Facebook:
“Të paguash një kopësht privat, për të të rrahur femijën 3 vjeç?
Po ajo “kolege” edukatore që qëndron aty sikur nuk po ndodh gjë, a thua te jete vallë e verbër, memece dhe shurdhe?
Pas asaj që pashë, më lindi natyrshëm pyetja: A duhen vendosur kamera në çerdhe e kopshte?
Nëse do ishte në dorën time, në çdo çerdhe apo kopësht publik do vendosja kamera, dhe çdo biznes privat të këtij lloji do ta detyroja t’i vendosnin, ndryshe – drynin. Çdo prind duhet të ketë akses të kontrollojë fëmijën e tij në kohë reale.
Këto raste duhet të shërbejnë për reflektim te thellë dhe marrje masash urgjente.
Jam i prirur të besoj se çdo person dhe institucion përgjegjës do reagojë!”