Pas publicistëve dhe gazetarëve që kanë ndryshuar mendim për mbështetjen që i kanë dhënë Edi Ramës, edhe personazhe të tjera në vend po ndryshojë mendim.
Aktori Arben Derhemi pranon publikisht se ka bërë gabim që ka votuar për Edi Ramën.
Pyetjes nëse do ta kishe kryeministrin përballë çfarë do t’i thoshe, aktori Arben Derhemi i është përgjigjur:
“Do ta shihja, thjesht… Do më vinte keq për atë. S’kam ça i them fare. Më vjen keq për atë”.
Në emisionin e Ismet Drishtit, “Shkruaje në Akull” në “Zjarr Tv”, Derhemi ka pranuar se ka bërë faj që ka votuar kryeministrin Edi Rama. Për këtë, “më vjen keq edhe për veten time”,- tha ai.
Deklarata është bërë në emisionin satirik të gazetarit Ismet Dishti, në “Zjarr TV”.