Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Video-skandal/ Zbulohet Dekani i Fakultetit Ekonomik me diplomë falso të nivelit Master

$
0
0

pedagoguEmisioni investigativ “STOP” në “Tv Klan” ka denoncuar mbrëmjen e sotme rastin e Dekanit të Fakultetit Ekonomik Korçë, Frederik Çuçllari, për diplomë falso të nivelit Master e realizuar në Bullgari.

Referuar pamjeve të emisionit, denonocuesi është Agron Dalipaj, i cili ka bërë një padi në Prokurorinë e Korçës se disa pedagogë posedojnë diploma të dyshimta.

Sipas Dalipajt, Prokuroria i ka vazhduar hetimet pa masë, ndërkaq, ai tregon se ka bërë dy kërkesa që ta thirrnin për të dhënë informacion në lidhje me çështjen që ka denoncuar, por ajo nuk e thirri asnjëherë duke e mbyllur çështjen, për të lënë për të kuptuar se diploma e nivelit Master, e profesorit Çuçllari është në rregull.

Ndërsa, vetë profesori Frederik Çuçllari tha se, unë jam i interesuar vetë për zbardhjen e këtij skandali, Ministria e Arsimit që e ka detyrim ligjor, si dhe Prokuroria.

“Ky ka qenë një Master, i realizuar në kuadrin e një bashkëpunimi të Universitetit Fan S Noli, Korçë me Fakultetin e Ekonomisë në Bullgari. Masteri nuk ka qenë online, ka qenë një master ku duhej të isha prezent, por organizimi ka qenë si i sitemit me kohë të pjesshme. Unë nuk kam pas nevojë që të jem prezent gjithë kohës në Universitet, kam shkuar periodikisht”.

Shiko videot:




Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles