Merr fund edhe pritja për Jeremy Clarkson dhe ekipin e tij.
Nga mesnata ka nisur transmetimi i programit të ri, të titulluar “Grand Tour”.
Emisioni i ri është i mbushur me batuta politikisht jokorrekte dhe nis me një seri shakash për largimin e Clarkson nga BBC.
Besojeni ose jo, “Grand Tour” ka kushtuar mbi 160 milionë sterlina.
Fansat dhe ekspertët bien me një mendje: është një emision spektakolar, shumë më i mirë se “Top Gear”.
Sekuenca hapëse e programit, që thuhet se ka kushtuar 2.5 milionë sterlina, nis me Jeremy Clarkson teksa largohet nga BBC mes shiut që bie.
Në sfond dhe kolonë zanore është hiti “I Can See Clearly Now” (Tani shoh më qartë).
Në program shfaqen 150 makina, me një vlerë totale prej 150 milionë sterlina.
Clarkson dhe Richard Hammond dhe James May thonë se nuk kanë shans që të pushohen më nga puna.
“Tani jemi në internet, nuk na pushon më kush nga puna,” tallet Clarkson.
Programi transmetohet nga Amazon Prime.
12 seritë ju dërgojnë në 44 vende të botës, duke nisur nga Kalifornia.
Duke prezantuar tendën e tyre lëvizëse, Clarkson thotë: “Do të shëtisim botën, do jemi si ciganët, vetëm se makinat tona do jenë të siguruara”.