Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Briatore: Saviano një mashtrues! Mjaft abuzove me taksat tona, paguaji vetë truprojat

$
0
0

flavio-briatore-contro-roberto-savianoPlas sherri mes Roberto Savianos dhe Flavio Briatores, ish menaxher i “Formula 1”.

Briatore ka sulmuar në Instagram shkrimtarin, për një deklaratë të tij në “Fatto Quatodiano”. Saviano ishte shprehur në atë intervistë: “Kur shkoj në shkolla dhe pyes studentët, kë kanë model, më thonë se duan të bëhen si Briatore.

Nuk e dinë fare çfarë bën Briatore, por i tërheq jeta që bën ai, qoftë edhe duke shkelur rregullat”.

E menjëhershme përgjigja e Briatores: “I dashur Saviano, unë fatin tim e kam bërë duke fituar 7 çmime botërore në Formula 1 dhe për këtë jam i vetmi në botë.

Por ajo që dua të di është, kush je dhe çfarë bën në jetë? Shumëkush thotë që boton libra duke kopjuar. Vazhdo, por mos gjyko e paragjyko, kë nuk e njeh. Më thonë se ke edhe një shpurë shoqërimi që e paguajnë italianët me taksat e tyre. Me aq sa fiton, mund ta paguash edhe vetë”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles