Erioni dhe Alma janë bërë të famshëm online. Gjithçka nisi nga një video që i riu postoi në internet ku i lutej të dashurës së tij të kthehej. Në një intervistë për “Pasdite në TCH” të dy ata treguar historinë e tyre. Alma nga Lezha tregon se vjen nga një martesë e dështuar dhe mbeti me dy fëmijë në Greqi.
Të dy janë njohur kur ajo punonte si kameriere në Fier. Erjoni konsumonte alkool dhe ajo u largua në Greqi pas problemeve me të. Ajo tregon se është mërzitur shumë prej videove të Erjonit dhe komenteve negative që kanë marrë.
“Videon e kanë parë familjarët e mi. Dy djemtë, vëllezërit dhe prindërit. Këta jane ne gjendje shoku ende dhe nuk shkoj dot t’i takoj sepse janë shumë fanatikë”,- tregoi ajo.
“Motra më tha se po më kërkojnë vëllezërit që i kam fanatikë. Kam frikë se mos i bëjnë gjë Erjonit”,- rrëfeu Alma. Erjoni nga ana e tij thotë se është gati t’i takojë pasi është i vendosur deri në fund për dashurinë ndaj Almës.
20161121-190826 by e-d21
20161121-190826 by e-d21