Në studion e “Zonë e Lirë” të drejtuar nga gazetari i njohur shqiptar, Arian Çani, ka zbarkuar sot një superstar.
Bëhet fjalë për këngëtarin shumë të talentuar dhe me famë botërore, Faydee, i cili së fundmi ka vizituar Shqipërinë me rastin e një koncerti.
Në fakt, kjo është e disata herë që Faydee vjen në vendin tonë, gjithnjë i ftuar për koncerte.
Disa nga hitet më të famshme të Faydee janë “Can’t Let Go”, “Habibi” (që është një bashkëpunim me Shaggy Mohombin), “Maria”, “Nobody”, etj.
30-vjeçari është duke u intervistuar nga moderatori Arjan Çani, i cili e ka vlersuar që në nisje të emisionit këtë intervistë, duke thumbuar ata që kanë kritika mbi emisionin.
“Duke parë kush vjen sot në emisionin Ledio, ja vlen e gjithë kjo aventurë”,- është shprehur Çani.