E ftuar në nje emision, Enkeleida Zeko ka folur edhe për komentet e prezantueses Ilda Bejleri.
Zeko pranon:“Nuk e ndoqa intervistën, por e mësova nga telefonatat e të tjerëve. Më kontaktuan shumë portale për të marr atë lajmin që do donin që ta kishin, mëse e natyrshme.
Nuk preferova të jap një koment, mu duk e më e drejtë. Dhe do ta them, për një moment mendova ta bëj si Kryeministri: “Nuk i komentoj komentet!”,- e mua nuk më pëlqen që ta komentojë këtë gjë, nuk më duket se meriton një përgjigje nga unë!”
Po vet Enkeleida e sheh veten si “model të vjetër” gazetarie?
“Unë se kuptoj as si term se çfarë do të thotë. Unë as kolegët më me eksperiencë sesa unë nuk i shoh si model të vjetër. Gjithmonë ke diçka se çfarë të marrësh nga ta, gjithmonë duhet të kesh respekt për ta.
Fakti që emisioni im është ndër emisionet më të ndjekur sportive do të thotë se unë kam një model shumë bashkëkohor gazetarie, madje edhe më të sukseshëm sesa disa të tjerë që mund ta mendojnë veten më të rinj sesa unë”.