Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Konspiracion: Shqipëria e Madhe, Jugosllavia e Re dhe Kaç Myftaraj

$
0
0

Në kohën kur po të hedhësh një sy në mediat ndërkombëtarë, kryesisht ato serbe dhe ruse janë të mbushura plot me raportime për mundësinë e krijimit të Shqipërisë së Madhe.

Por ndërsa këto vende druhen për një skenar të tillë me ndihmën e amerikanëve, në Shqipëri e Kosovë ka prej atyre që druhen se shumë shpejt mund të krijohet Jugosllavia e Re.

Bëhet fjalë për një projekt të tregtisë së lirë në rajon, por disa media thonë se projekti udhëhiqet nga Serbia, e cila kërkon ringjalljen e Jugosllavisë.

Në këtë projekt përfshihet edhe Shqipëria.

Megjithëse projekti ka marrë lavdërime nga BE, teoritë konspirative nuk janë ndalur.

Në krye të tyre është vendosur më i apasionuari pas tyre, Kastriot Myftaraj.

Por duket se kjo gjë do i kushtojë shtrenjtë atij.

Pas një shkrimi kundër ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, Myftaraj është shoqëruar në Komisariatin Nr.1.

Mediat raportojnë se Myftaraj është arrestuar me akuzën për “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, parashikuar nga neni 223 i kodit penal.

Por një ditë pas ndalimit nga antiterorri, gazetari Kastriot Myftaraj lirohet me urdhër të Prokurorisë.

Në shkrimin e publikuar dje në faqen e tij në “Facebook”, Myftaraj që njihet për shkrimet e tij konspirative shkruante se znj.Vlahutin është pjesë e tezës për Jugosllavinë e Re dhe ndër të tjera thoshte se “çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670