Nëse keni menduar se çmenduria e programeve televizive është ndalur, atëherë e keni gabim.
Në Gjermani ka nisur mbrëmë transmetimin në RTL2 një program i quajtur “Naked Attraction”.
Në fakt për herë të parë ky program është transmetuar në Britaninë e Madhe.
Por formati është shokues.
Gjashtë kuti me ngjyra të ndryshme, gjashtë trupa të zhveshur plotësisht.
Por askujt nuk i shihet fytyra.
Fillimisht një djalë vendoset përpara këtyre gjashtë konkurrentëve dhe i vlerëson ata në bazë vetëm të trupit. Ai zgjedh njërën për të dalë me të.
Më pas është radha e një vajze, që bën të njëjtën gjë me gjashtë meshkuj.
Natën e parë kandidat ishte Rob, 26 vjeç.
Mësuesi i kitarës i shqyrtoi me kujdes femrat, që nga gjoksi, thithkat e deri tek madhësia e buzëve të vaginës.
“Buzët e mëdha të vaginës shtojnë ndjeshmërinë seksuale tek femrat,” tha ai.
Në fund ai vendosi për Linën, një modele, me të cilën dolën dhe nisën të flirtojnë menjëherë.
Kurse Jennifer e kishte pak më të vështirë që të zgjidhte mes gjashtë meshkujve.
Edhe ajo i kishte sytë tek organi gjenital.
Njëri i bëri përshtypje për shkak të diametrit. Tjetri pasi ishte i bërë synet.
Në fund mes të dyve ajo zgjodhi të dilte me mekanikun Michael.
Pasi i panë fytyrat njëri-tjetrit, të dy duket se patën shkëndija dashurie.