Pas fejesës me biznesmenin, moderatorja Floriana Garo braktis përgjithmonë Shqipërinë dhe mbyll emisionin “Jo vetëm modë”.
Ish-miss Shqipëria, vetëm pak ditë më parë shpalli fejesën me avokatin Enis Daci, i cili jeton në Zvicër dhe siç duket kjo është arsyeja që Floriana do largohet nga Shqipëria.
Burime pranë moderatores, bëjnë me dije për “revistawho” se, ky është sezoni i fundit i Florianës në krye të “Jo vetëm Modë”, në të cilin për 5 vite bëri si autoren ashtu edhe moderatoren.
Pas pushimeve verore, pritet që Garo së bashku me bashkëshortin e ardhshëm të fluturojë drejt Gjenevës, ku do të nisë një kapitull të ri.
Floriana do i mungojë “TV Klan”-it dhe publikut shqiptar, por jeta vazhdon….