Vdekja e themeluesit të revistës Playboy, Hugh Hefner ka ngjallur kaq shumë diskutime në media.
Ai cilësohet si një themelues i lëvizjes për lirinë seksuale.
Megjithatë disa e kritikojnë se i trajtonte femrat si objekte.
Gruaja e tij e fundit, 31-vjeçarja Crystal Harris duket se nuk do marrë asgjë nga pasuria e Hefner, që ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare.
Kjo për shkak se Hefner kishte kopsitur një kontratë të tillë paramartesore, që nuk i lë asaj pasurinë.
Pasuria e tij prej 43 milionë dollarë do ndahet mes 4 fëmijëve të tij.
Harris pati deklaruar disa vite më parë se i shoqi ka marrë kaq shumë Viagra, sa kjo e ka bërë që të humbasë dëgjimin.
Gjatë kësaj interviste, e bërë në kohën kur çifti ishte në krizë, ajo tha se Hefner nuk zgjaste më shumë se dy sekonda në krevat.
“Nuk i hiqte rrobat. Nuk e kam parë të zhveshur. Nuk më eksitonte. Më vjen keq,” tha ajo.
Ndërsa BBC raporton se Hefner do të varroset pranë aktores Marilyn Monroe.
Kjo e fundit ishte e para femër që u shfaq në kopertinën e revistës Playboy.
Mësohet se Hefner e kishte blerë vendin e varrimit pranë aktores që në vitin 1992 për 75 mijë dollarë.