Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

“Tash e kam një natë sa 5 rroga profash”

$
0
0

Nga Enton Palushi

“Ma bojshin ça ki me bo nëse nuk të ec shkolla,

Tash e kam nji natë sa 5 rroga t’profave”.

Kështu e nis një prej këngëve të tij Majk, rapperi i njohur nga Kosova që po njeh një ngjitje meteorike në tregun e muzikës shqiptare. Që kur ‘zbuloi’ se mund të ishte një ‘Maitre Gims’ i shqiptarëve, Kastriot Rexha (Majk) nuk ka të ndalur. Por sa herë që kënga “Le të xhelozojnë” më zë pritë në radio, mendja më shkon te një prej ekonomistëve më të mirë në botë, Ludwig von Mises. Shqetësimi i prindërve, miqve apo edhe mësuesve të tij se Majk nuk do ia dalë në jetë pa shkollën, rezultoi i pabazuar, pasi ai vetë thotë se me një koncert fiton më shumë se pesë rroga profesorësh. Në mos më shumë, pasi disa të dhëna që publikohen nga mediat për shumat që fitojnë këta këngëtarë, të befasojnë.

“Benzi ma i bardhë se koka, veç sa e mora.

Pare shumë, po mendojnë që droga,

Pare n’çantë, pare n’bankë, pare n’kufer,

Ti je shumë i vogël Mini Cooper”.

Kështu vijon më tej teksti i këngës. Ky nuk është rasti të flasim kundër arsimit. Por ndryshe nga sa mendojnë njerëzit, Majk ka gjetur një rrugë të ligjshme për të fituar shuma të mëdha: Jo me drogë, por duke kënduar. E ç’lidhje ka ky tekst me ekonomistin austriak Ludwig von Mises, themelues i Shkollës së Vjenës dhe mësues e këshillues i nobelistit Hajek, që i bëri punimet e tij shtatë dekada më parë dhe që punimet e tij janë ‘rikthyer’ akoma më të rëndësishme në mbarë botën?

Në një prej librave të tij, të titulluar “Mentaliteti antikapitalist”, publikuar këto ditë nga UET-Press dhe shqipëruar e përgatitur me mjeshtëri nga profesor Adrian Civici, ai trajton pikërisht këtë çështje. Në vitin 1954, pas një jete të kaluar me punime serioze teorike në fushën e shkencave ekonomike, Mises e ktheu vëmendjen te një prej pikëpyetjeve më të mëdha të kohës: Të zbulojë se përse intelektualët e urrejnë kapitalizmin.

Me shumë gjasë që profesori i Majk do ketë menduar i tmerruar se si një nxënës i tij i dobët, tani ‘nuk di nga i hedh paratë’. Nëse i besojmë fjalëve të Sir Ken Robinson, një ekspert i kreativitetit, edhe vetë profesori nuk është pa faj, pasi duhej të kishte pikasur talentin e Majk në të kënduar.

“T’u çu pare n’bankë, hala pa kravatë,

Suksesi rrugë e gjatë, unë kom hyp mbi gjirafë,

Këta s’munden m’u kapë se nuk kanë imagjinatë”.

Më tej këngën e vijon Onat, një rapper me të cilin Majk ndante dikur një grup të përbashkët. Vini re se si mendojnë sa përcaktues është në suksesin e tyre një element i rëndësishëm: Imagjinata. Sepse ajo prodhon idetë, që më pas çojnë te fitimet. Pikërisht te fitimet buron urrejtja që kanë intelektualët për kapitalizmin.

Të shumtë janë ata që mund të thonë se Majk vërtet nuk po shet drogë, por këngët e tij helmojnë si droga rininë. Tekstet janë vulgare dhe agresive, muzika është pa shije. A nuk ishte vetë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, që me një retorikë soc-realiste pati bërë thirrje që të ndalen të tilla videoklipe pasi po nxisin dhunë?

Mises eksploron një seri këndvështrimesh për këtë çështje. Ai shpjegon se disa aspekte të tregut i kanë zhgënjyer edhe mbrojtësit e tij. Për shembull, a është e vërtetë që tregu nuk favorizon kulturën cilësore? Mises thotë se shijet e masës gjithmonë dhe kudo do jenë më të ulëta se ato të personave të edukuar dhe të kultivuar, që dashurojnë kulturën e lartë. Por ai thotë se lavdia e kapitalizmit është se sjell në çdo sektor atë që nevojitet, më shumë se çdo sistem tjetër. Po, do ketë më shumë gjëra jocilësore për intelektualët, por do ketë edhe më shumë punime cilësore. Është çështja se çfarë është e disponueshme: Në socializëm asgjë nuk është e disponueshme. Në kapitalizëm mundësitë për zgjedhje janë thuajse pa kufi.

“Sharlatanët kapitalistë nuk kanë asnjë interes tjetër veç interesave të tyre financiare. Ata nuk krijojnë asgjë të mirë dhe të vlefshme për shoqërinë, duke u preokupuar vetëm për gjërat që sjellin fitime të mëdha. Nga njëra anë, ata helmojnë trupin e njerëzve nëpërmjet pijeve alkoolike dhe duhanit, ndërsa nga ana tjetër shkatërrojnë ndjenjat dhe shpirtin nëpërmjet tabloidëve, librave materialistë dhe filmave limonadë pa asnjë vlerë”, citon Mises komentet e intelektualëve.

“Ka shumë njerëz që e bëjnë kapitalizmin përgjegjës për komercializimin, çmenduritë dhe abuzimet evidente të mjaft prej produkteve të industrisë së argëtimit”.

Por në fund, sërish kapitalizmi do të fitojë, pasi gara sjell edhe cilësinë.

Ja një krahasim që bën ekonomisti i Shkollës së Vjenës me Lindjen.

“Veprat e vjetra të filozofisë dhe poezisë orientale janë plotësisht të denja të krahasohen me veprat e mëdha perëndimore. Por përgjatë shumë shekujve, Lindja nuk prodhoi asnjë vepër të rëndësishme. Historia intelektuale dhe letrare e kohës moderne nuk evidenton ndonjë emër të famshëm oriental. Lindja nuk ka ndonjë kontribut të dukshëm në përpjekjet intelektuale të njerëzimit. Në Europë ka veprim, në Lindje ka stanjacion, apati dhe indiferencë. Arsyeja për këtë gjendje është e thjeshtë: Në botën lindore mungon një gjë e rëndësishme, ideja e lirisë përballë shtetit”, shkruan ai.

Sidomos pas krizës së vitit 2008, Ludwig von Mises dhe idetë e tij janë kthyer në qendër të debatit publik. Ne kemi fatin që dy prej punimeve të tij tashmë janë në shqip, falë punës së Civicit dhe UET-Press. Thelbi i tyre është ai që mediat e majta e quajnë paradoksin e pas-krizës. Pikërisht kur ishte menduar se kriza financiare e vitit 2008 do prodhonte një urrejtje ndaj konservatorëve, këta të fundit po dominojnë gjithmonë e më shumë në politikë, duke qeverisur në shumicën e vendeve të BE dhe në SHBA. Sepse përgjigja është e thjeshtë: Tregu dhe konkurrenca janë zgjidhja.

*Ky shkrim publikohet në kuadër të projektit “Udha e shkronjave”

 

Përse Hollivudi është komunist? Ja një shpjegim interesant

Në Shqipëri tregu i muzikës është vërtet fitimprurës dhe në fazat e para të tij. Megjithatë pikëpyetja që mundon njerëzit është se përse njerëzit e rëndësishëm në botën e muzikës dhe kinemasë janë të majtë. Përse Hollivudi ka qenë dhe është një fole komuniste? Mises jep një sqarim interesant. Lexojeni më poshtë:

“Njerëzit kërkojnë kënaqësinë sepse nuk duan të ndihen të mërzitur. Por, asgjë nuk i lodh dhe shqetëson ata më shumë se sa argëtimet e njohura dhe provuara shumë herë më parë. Thelbi i industrisë së argëtimit është variacioni dhe ndryshueshmëria. Spektatorët duartrokasin veçanërisht gjërat e reja, të papritura dhe surprizuese. Ata janë kapriçozë dhe të paparashikueshëm. Ata e kanë të lehtë të injorojnë sot të adhuruarin e djeshëm. VIP-at e skenës apo ekranit i tremben gjithmonë kapriçove të publikut. Një mëngjes ata mund të zgjohen të pasur e të famshëm, por mund të ndodhë që të harrohen lehtësisht të nesërmen.

Ata e dinë mirë se suksesi dhe fama e tyre varet tërësisht nga humori dhe fantazitë e një turme të zhurmshme dhe amorfe. Hollivudi dhe Broduej janë çdo moment të pushtuar nga ankthi. Ashtu si “arkitekti Solness” në dramën e Henrik Ibsenit, regjisorët dhe aktorët e skenës dhe ekranit i tremben prurjeve të reja e të panjohura, talenteve të reja energjike që mund të bëjnë për vete zemrat e publikut.

Tashmë është e qartë se nuk ka asnjë recetë që mund ta eliminojë këtë shqetësim të njerëzve të skenës. Ata duhet të gjejnë patjetër një degë ku të mbahen. Disa prej tyre mendojnë, se është pikërisht komunizmi dega e lirisë së tyre. A nuk është ai një sistem që synon t’i bëjë të gjithë të lumtur dhe të barabartë? Mos vallë është e rastësishme që mjaft njerëz të shquar kanë deklaruar se gjithë të këqijat e njerëzimit që shkaktohen nga kapitalizmi, mund të shërohen apo zhduken nga komunizmi?”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles


Te dergoj urime


Femij i vogel ne enderr


PIJA ÇUDIBËRËSE ME KURKUMË (turmenik)


Urime Ditelindjen Shoqe


Salloni i ondulimit LADY A&L ne Prishtine


Të zhveshur, por jo të lirë: Fotot nudo në komunizëm


Ky ishte biznesmeni turk që ndërtoi varrezat e Jasharajve në Prekaz!


Çfarë i kanë kërkuar fëmijët Teuta Selimit?!


Intriga e Hidhur - Alsat M pj.25


Dhoma e qera 60 euro studenta