Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Botuesit, dyshues ndaj FB e Google, por duhet të punojnë me ta

$
0
0

Lëshimet e reja nga firmat e medias sociale nuk kanë gjasa t’i ndihmojnë dhe aq botuesit 

The Economist

Në muajt e fundit Google dhe Facebook kanë bërë ndryshime që mund t’u shpëtojnë vëmendjes së shumicës së miliarda përdoruesve të tyre, por jo organizatave të lajmeve. Facebook-u ka nisur të shfaqë logot e botuesve në disa prej postimeve të tij, në mënyrë që lexuesit mund të identifikojnë burimin e lajmeve. Dhe Google për herë të parë u ka dhënë botuesve aftësinë të kontrollojnë sa herë përdoruesit e motorit të kërkimit mund të vizitojnë faqet e lajmeve pa pagesë. Të dyja do u vijnë në ndihmë gazetave të shesin abonime.

Kritikëve të gjigantëve të mediave sociale mund t’iu duken si ujqër që ofrojnë të ndihmojnë delen ndërsa bëjnë kërdinë në kope. Biznesi i Facebook-ut dhe Alphabet-it, prindër të Google dhe YouTube është të zënë kohën dhe vëmendjen e njerëzve me shërbimet dhe përmbajtjet e tyre falas dhe t’u shesin kokërdhokëve të syve të tyre reklama. Për ta, gazetaria cilësore është një tjetër grep.

Ofrimin e produktit kryesor, Facebook-u e quan “News Feed”, por në vitet e fundit e ka rregulluar kanalin në atë mënyrë që largon theksin nga lajmet e vërteta, duke u dhënë përparësi përditësimeve nga miqtë dhe familjarët mbi ato të botuesve.

Të ardhurat nga reklamat për shumë botues kanë qenë ose nominale, në rastin e ngarkimit të shpejtë të Facebook-ut “artikuj të çastit” ose në më të shumtën e rasteve joekzistuese, në rastin e videos që bëjnë për rrjetin social. Faqet e lajmeve kanë zbuluar se nuk kanë zgjedhje veçse të punojnë me dy gjigantët e teknologjisë: Facebook me 2 miliardë përdoruesit e tij dhe Google që drejton 10 miliardë klikime në muaj te botuesit, janë vende ku gjenden lexuesit e tyre.

Ndaj nuk ka ngatërrim se ku shtrihet pushteti. Nuk ka gjasa të ndryshojë shumë në të ardhmen, edhe pse botuesit po luftojnë pak ndaj kësaj. Në Amerikë një konsorcium prej afro 2 mijë organizatash të lajmeve, Aleanca e Medias së Lajmeve, po i kërkon Kongresit një përjashtim antitrust për t’i lejuar botuesit të negociojnë kolektivisht me të dy firmat.

David Chavern, presidenti i konsorciumit, rendit disa kërkesa: më shumë të ardhura nga reklamat; ndarje e të dhënave rreth audiencës së tyre në platformat teknologjike; markim më i mirë për botuesit, ndërsa përdorimi i logove është shumë i kufizuar (njerëzit thjesht thonë “E lexoj këtë në Facebook”, thotë z. Chavern) dhe mbështetje për abonimet.

Që gjigantët e teknologjisë po bëjnë lëshime në disa prej këtyre pikave mund të jetë për shkak se nuhatin se humori politik po kthehet kundër tyre në Amerikë dhe në Europë, ose për shkak të shqetësimit të sinqertë të ekosistemin e medias. Kohët e fundit Google News Lab, krijuar më 2015, ndihmoi në financimin “Raportim për Amerikën ”, që do të vendosë një numër fillestar prej 18 reporterësh në redaksi të qyteteve të vegjël nëpër të gjithë vendin, me idenë për t’u shtuar në vitet e ardhshme. Facebook ka nisur një “Projekt Gazetarie” në janar të këtij viti për të ndihmuar në zhvillimin e produkteve të lajmeve në bashkëpunim me redaksitë.

Ekzekutivë të ndryshëm të gazetave thotë se marrëveshje e Google me ta dukej më e sinqertë se ajo e Facebook-ut. Të dyja ndryshimet e firmave në politikat e klikimit përmes, janë domethënëse.

Politika e vjetër e Google-it për përdoruesit të drejtuar për të bërë vizitën e tyre të parë në një website gazete quhej “klikimi i parë falas”, por aktualisht u ka dhënë përdoruesve tri klikime falas në sajtin e gazetës çdo ditë. Ndërsa më shumë botues kanë vendosur barriera pagese online, ata lobuan te Google për të kufizuar hyrjen falas. Google parapëlqen një rrjet të hapur krejt falas –më i mirë për kërkimin dhe për vendosjen e reklamave –por në fundit ata u zbutën.

“Jemi të kënaqur që biseda ka lëvizur nga pozicioni ideologjik që e gjithë përmbajtja duhet të jetë falas”, ka thënë një ekzekutiv i Wall Street Journal, që i faturon lexuesit për aksesin digjital. Më herët këtë vit Gazeta zgjodhi të dalë nga “klikimi i parë falas” dhe përjetoi një rënie me 50 % të trafikut nga Google. Gjithashtu, pa një katërfishim të kthimit në abonim mes atyre që kishin ardhur në sajt dhe kishin ndeshur barrierën e pagesës. Për Gazetën, të dyja të dhënat konfirmojnë pushtetin e dukshëm të platformave teknologjike mbi botuesit.

Sa për Facebook-un, përdoruesit sot marrin artikuj të menjëhershëm pa pagesë. Ka marrëveshje me më shumë se 10 botues (përfshi edhe The Economist) për një shembull (provëz) që u jep disa përdoruesve aksesin për 10 artikuj të menjëhershëm falas në muaj por që më pas ua dërgon ato barrierës me pagesë të botuesit. Edhe kështu, shumë lexues nuk kanë gjasa të ndeshen me një të tillë.

Ekzekutivë të medieve që mbështeten më shumë në shitjen e reklamave sesa në abonime janë më entuziastë ndaj Facebook dhe Google. “I shohim si miq”, thotë Paul Zwillenberg, shefi ekzekutiv i Daily Mail Britani dhe General Trust, pronar i Daily Mail.

Mail Online ka dyfishuar vizitorët ditor, pjesërisht duke bërë video për Facebook dhe YouTube.

Kjo nuk do të thotë të heqësh dorë nga trafiku i drejtpërdrejtë i internetit (në të cilin Daily Mail mund të shesë reklama pa ndarë të ardhurat me Facebook apo Google). Rreth 35% e trafikut të Mail Online në Amerikë ende vjen direkt nga faqja mëmë e sajtit apo “porta kryesor” sipas SimilarWeb, një firmë analitike, që është pak më e lartë sesa norma e faqeve të gazetave më të mëdha të Amerikës.

Por shitja e reklamave digjitale në website-et e tyre është një sfidë për shumë organizata lajmesh, pjesërisht për shkak të konkurrencës nga duopoli. Facebook dhe Alphabet do të marrin shumicën e të gjithë të ardhurave nga reklamat botërore këtë vit, dhe nga disa masa, kohët e fundit ka marrë 80-90% të rritjes në këto të ardhura. Të dhënat e tyre në aktivitetin e përdoruesve të internetit u jep atyre një avantazh të madh në përdoruesit e mikro-targetuar. Kudo që gazetaria kthen, Facebook dhe Google shtrihet më gjerë. Lëvizjet e tyre të fundit, megjithëse të mirëpritura nga shumë botues, nuk kanë gjasa të ndryshojnë trajektoren e marrëdhënies.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles