Studio e lajmeve në televizionin ITV News është kthyer në kaos kur një alarm zjarri detyroi spikerin e lajmeve të braktisë studion në mes të mes të transmetimit live.
Stafi u evakua nga studiot në Londër, ndërsa spikeri po prezantonte lajmet.
Tom Bradby, duke i kërkuar falje shikuesve për ngjarjen e ndodhur, u tha se duhet të mbyllte edicionin informativ.
Besohet se alarmi i zjarrit ishte ndezur aksidentalisht dhe puna në studio filloi pas 10 minutash.