Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Tani vjen ‘Big Brother’ ekstrem…

$
0
0

Televizionet janë vazhdimisht në kërkim të ekstremeve.

Ndërkohë që ‘Big Brother’ po humbet gjithmonë e më shumë audiencë në Perëndim, të enjten në kanalin gjerman Pro7 ka nisur një reality-show i çuditshëm i titulluar “Get the Fuck out of my House”.

100 persona kanë hyrë në një shtëpi ku mund të jetojnë vetëm katër veta.

Ata nuk kanë mjaftueshëm vende për të fjetur dhe me vete kanë vetëm gjërat më të nevojshme.

Shtëpia ka një banjë të vogël me tualet dhe dush.

Banorët do jenë të monitoruar 24 orë me 34 kamera.

100 kandidatët janë nga mosha 19 deri 82 vjeç. Mes tyre janë 55 meshkuj dhe 45 femra.

Shtëpia gjendet në një fshat dhe është vetëm 116 metra katrorë.

Banorët do jetojnë aty për katër javë. Kush largohet i fundit, fiton çmimin prej 100 mijë eurosh.

Vetë ‘shefi’ i shtëpisë jep urdhrin për ata që largohen duke u thënë: “Zhdukuni nga shtëpia ime”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles