Duket se viti 2018, përpos ndryshimeve në politikë do të ketë edhe zhvillime të mëdha në fushën e medias.
Kështu pas largimit të Sokol Ballës nga “Top Channel” dhe zëvendësimin e tij me Ylli Rakipin, vjen edhe largimi i Rudina Xhungës nga “Vizion Plus”.
Xhunga, ishte autore dhe moderatore e emisionit “Dritare” në “Vizion Plus”, por do të largohet nga ky televizion ku punoi për mëse 2 vjet.
Nuk dihet nëse ardhja e Sokol Ballës në “Vizion Plus” ka ndikuar në largimin e saj, pasi ky televizion do të bëhej me 3 emisione politike, “Dritare” e Xhungës, “Kapital” e Furxhi dhe “Real Stroy” e Ballës.
Ndërkohë, vetë gazetarja ka preferuar të flasë në një kohë tjetër për arsyet e mbylljes së emisionit “Dritare” nga “Vizion Plus”.