Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Redaktorja e BBC-së jep dorëheqjen për shkak të diskriminimit në pagë

$
0
0

Redaktorja e BBC-së për Kinën, Carrie Gracies, ka dhënë dorëheqje nga posti i saj në Pekin, në shenjë proteste për atë që e ka quajtur “dështim për të përmbushur hapësirën në pagesë mes grave dhe burrave në BBC”.

Largimi i Carrie Gracies është hapi i fundit që është marrë pas publikimit të niveleve të pagesës në BBC për vitin 2017, nga ku rezultoi se burrat përbënin dy të tretën e listës së punëtorëve më të paguar.

Gracie, veterane e BBC-së për 30 vite, ka thënë përmes një deklarate në sajtin e saj se “nuk ka mundur të ketë performaca të larta në punën e saj, pasi ka qenë në konflikt me drejtuesit e saj rreth pabarazisë në pagesë”.

Ajo thotë se nuk po kërkon më shumë para për veten, por i ka kërkuar BBC-së që të respektojë ligjin britanik, i cili kërkon pagesë të barabartë për punë të barabartë.

“BBC duhet ta pranojë problemin, të kërkojë falje dhe të krijojë një strukturë të barabartë, të drejtë dhe transparente të pagesës”,- ka shkruar ajo.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles