Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Bechetti u procedua penalisht vjet, ofendoi policët e Rinasit

$
0
0

Francesco BecchettiPara se të shpallej person në kërkim nga policia e shtetit, Francesko Bechetti u konfliktua me policine dhe u procedua penalisht. Ndersa kalonte piken e kontrollit fizik ne aeroportin “Nene Tereza”, ne 1 korrik te vitit te kaluar, Bechetti nisi te fyeje agjentin e sigurise dhe u shoqerua nga policia. Bechetti do te fluturonte se bashku me disa persona te tjere, me charter drejt Italisë, ku ishte në detyrë agjenti i sigurisë, shtetasi Olger Hysa. Gjatë kalimit ne uren e aparaturës, italianit i është dhënë sinjali zanor për sende metalike.

Në këtë kohë, agjenti i ka kërkuar italianit se çfarë kishte në xhepin e majtë. Në dosje thuhet se agjenti ka vijuar me kontrollin standart tek pjesa e rripit, ku edhe ka irrituar Bechettin, i cili e ka fyer dhe ofenduar.

Në debat e sipër situate është acaruara, çka ka bërë që efektivët e policisë të bëjnë shoqërimin e italinait Becheti në komisariat, ku edhe ndaj tij ka nisur procedimin penale. Mësohet se italiani është marr në pyetje duke dhënë shpjegime për incidentin në prani të avokatit dhe bashkortakut të tij Shpetim Arbana që ka bërë detyrën e përkthyesit dhe më pas është lënë i lirë.

Por, gjatë fazës hetimore Bechetti ka refuzuar të paraqitet në prokurori për tu njohur me provat, duke detyruar prokurorin ta njoftoi me postë të gjitha aktet e hetimit në adresën e dhënë në momentin e marrjes në pyetje.

Sic duket në vendim, ai nuk ka pranuar të marr dijeni për provat e çështjes, me argumentin se nuk është gjetur në shtëpi. Në mbyllje të hetimit, prokuroria dërgoi dosjen në gjyq, ku avokati ngriti pretendimet e pavlefshmërisë së gjithë veprimeve proceduriale. Kërkesë kjo e cila u pranua nga Gjykata e Tiranës, e cila urdhëroi pushimin e çështjes ndaj italianit Becheti me arsyetimin e shkeljes së procedurave penale gjatë fazës hetimore nga prokuroria./ABC News

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles