Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Anila Basha, strumbullari i sherrit Bleon-Iva Tiço

$
0
0

large_bleona-iva-tico1443120233U thanë e ç’nuk u thanë… Deklarata fyese dhe sharje nga më të ultat, vetëm pse Bleona mbeti e ofenduar nga opinioni i Ivës për fustanin rrjetë, qëndrim që ia shprehu në fytyrë.

Përballë këtij reagimi në panel, gazetarja Tiço zgjodhi të heshtë. Por, zjarrit duket se i hodhi benzinë shoqja e saj, Anila Basha e cila i mori një reagim një ditë pas emisionit “Opinion” dhe e botoi në portalin e saj.

Në këtë prononcim Iva Tiço i këshillonte këngëtares “mos pi mall bëj palestër”, në mënyrë që të pasmet e këngëtares të ishin më në formë.

Pas kësaj deklarate, këngëtarja shpërtheu në disa postime të njëpasnjëshme në Instagram, që duket se u instruktuan nga “shoqja e dashur”, Anila Basha.

Këtë e pohon edhe vetë Bleona në fund të shkrimit, ku siç shihet, gjithë revanshin e kanë përgatitur bashkë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670