Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Si e sheh bota Shqipërinë: Bunkeri, Shkreli dhe Enki…

$
0
0

bunkeriDuhet të habitesh kur sheh se një nga shkrimet më të lexuara tek portali i BBC, një nga më të mëdhenjtë dhe më të rëndësishmit në botë, flet për bunkerin e ri që po ndërtohet në qendër të Tiranës.

Sipas BBC, bunkeri ka shkaktuar zemërim tek disa banorë, që e lidhin atë me të kaluarën komuniste të vendit.

BBC i referohet Balkan Insight në raportimin e saj.

Në shkrim thuhet se qeveria e majtë shqiptare po hesht mbi arsyet se përse po ndërton një bunker të tillë.

Disa media lokale shkruajnë se ai do jetë një atraksion turistik ose një vepër arti.

Bunkeri ngjan shumë me 700 mijë bunkerët e ndërtuar nga diktatori komunist Enver Hoxha, raporton BBC.

Por gjatë kësaj jave, dy nga historitë më të lexuara tek BBC lidheshin të dyja me historinë e Martin Shkrelit, pasanikut shqiptar, që rriti në çmenduri çmimin e një ilaçi për HIV/AIDS.

Historia e Shkrelit, që po shihet si simbol i babëzisë, është pasqyruar nga mijëra media në mbarë botën, duke qenë një nga shkrimet më të lexuara kudo.

Por nëse u hedh një sy mediave të huaja, e sheh se këtë javë, shqiptarët kanë dominuar me një tjetër histori, sidomos në mediat tabloide gjermane dhe angleze.

Bëhet fjalë për prezantuesen e Zjarr TV, Enki Bracaj, e cila thuhet se fitoi vendin e punës vetëm pse nxjerr gjoksin gjatë leximit të lajmeve.

Kemi “eksportuar” shumë gjëra interesante në botë këtë javë!


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles