Kur opinioni publik ishte ndezur flakë kundër Sokol Mjacajt, i akuzuar për vrasjen e dy turistëve çekë, dom Gjergj Meta bëri një postim në FB, që ndezi një tjetër debat.
Ai kërkoi që të mos etiketohej si monstër një njeri.
Postimi i tij pasoi edhe një shkrim me titull: “Isha në burg dhe erdhët tek unë”.
“Por ka diçka më shumë që qoftë policia, qoftë gjykatat, qoftë prokuroria apo qoftë opinioni publik nuk mund të shkelin: dinjiteti njerëzor i Sokolit…Një opinion publik gati-gati në limitet e një histerie kolektive që kërkonte sindromën e monstrës, u kthye në një valë pothuajse të papërmbajtshme gjykuese e dënuese. Ky është një turp i dytë pas atij të Sokolit”, shkruante Meta.
Por Ilir Hashorva nuk është i këtij mendimi. Në një opinion të botuar nga Mapo, ai shkruan: “Nuk ka veprim më pa kuptim sesa të falësh shumë herë një vrasës, domethënë një person që u ka marrë jetën disa të tjerëve, me shpresën se dikur ai do të ndryshojë dhe, kështu, nga një kriminel, të fitojmë një njeri normal. Në bibël jepet në mënyre metaforike falja pa fund e një mëkatari, por jo në mënyrë të përgjithshme dhe eksplicite për një vrasës, madje kisha dënon edhe vetëvrasjen”.
Lexoni më poshtë shkrimin e plotë të Hashorvës dhe të Gjergj Metës.
SHKRIMI I ILIR HASHORVES
http://www.mapo.al/2015/07/trajtimi-i-mekatit-dhe-meshires-nga-feja-e-krishtere
SHKRIMI I GJERGJ METES
http://peregrinus.al/2015/07/07/isha-ne-burg-dhe-erdhet-te-une/