Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Gazeta suedeze“Expressen” uron kuqezinjtë në gjuhën shqipe

$
0
0

shqiperiaE përditshmja suedeze“Expressen” në faqen e saj online në internet ka pasqyruar kualifikimin historik të Shqipërisë në Kampionatin Evropian 2016, që do të mbahet në Francë.

Ajo që e bën më të veçantë raportimin e këtij mediumi është fakti se i ka uruar kuqezinjtë për kualifikimin në gjuhën shqipe.

Kjo gazetë i ka bërë edhe një intervistë Agon Mehmetit, i cili ndihet më krenar se kurrë. “Është bukur të jesh shqiptar sot. Është një ndjesi e mrekullueshme. Ata kanë bërë një punë shumë të mirë, trajneri ka ndërtuar një ekip shumë të mirë.

“Kjo është arritja më e madhe. Shqipëria ka qenë në një grup të vështirë, por me kalimin e kohës ata kanë fituar më shumë besim”, ka thënë Mehmeti në një intervistë për mediat suedeze. /ATSH/

gfgf-300x205


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670