..edhe njehere per vjedhjen e Bankes se Shqiperise.
Ndersa jemi te dehur nga euforia dhe fitorja e kombetares sone ne Armenine e larget, pa buje dhe zhurme gjyqtari Artan Gjermeni, shpalli se ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise, tashme qytetari i thjeshte(por jo fort i varfer) Ardian Fullani, eshte krejtesisht i pafajshem per “avullimin” pa nam e nishan te 7.13 miliard lekeve te shqiptareve.
Fundja kush ka patur ndonje pike dyshimi se Fullani eshte i fajshem?!!! Une per vete jo njehere, nuk e di per ju te tjeret….
Per kujtese po ju sjell ne vemendje nje parashikim qe kam bere me 30 korrik 2014, se si do te shkonte hetimi per grabitjen me te madhe ne historine e Shqiperise dhe per procesin “Fullani”…
per dreq endra jane, por beka vaki dhe dalin….
Shqipri, Shqipri!!!
“Fullanin ua kemi falur, por hajdutët e urës jo”
Nga Mentor Kikia
Kjo që shihni në këto foto është urë. Ose më saktë duhej të ishte urë. Ajo është pjesë e rrugës që lidh 5 fshatra të ish komunës Papër në Elbasan. Banorët ishin shumë të etur për këtë rrugë dhe vendosën ta dhurojnë tokën ku ajo do të kalonte. Qeveria nuk pagoi asnjë lek për kompensime, ndryshe nga shume zona ku bllokohet puna per cmimin e kompensimit te tokes . Por nuk qe e thënë që rrugë ta bëhej rrugë. Ajo ecën disa kilometra përgjatë një përroi agresiv, me inertet e të cilit janë shtruar 50 kilometra autostradë, ndërsa kësaj rruge i hodhën vetëm 4 gisht zhavorr. Tashmë pas 5 vjetësh, nuk i ka mbetur asnjë gjurmë. Ndërsa ura…, ëhë ura…
Një palofirmë që ndërtoi rrugën dhe urën, hapi një themel jo më shumë se 50-60 cm. Banorët i paralajmëruan duke thënë se ajo që po ndërtohet është urë dhe jo kasolle dhe se përroi është i rrmëbyer. Por “veterinero-inxhineri” i firmës tha se këtu ska ujë. Në fakt atekohe ishte verë dhe përroi ishte i thatë. Disa vite me reshje modeste nuk i bënë gjë urës, ndërsa sprovën e parë me ujin e rrëmbyer, nuk e kaloi. Uji ia nxori fundin, pasi themeli modest i urës po aq modeste, nuk rezistoi.
Tani ura u shemb duke izoluar nja 5 fshatra që përmes saj udhëtonin për punë, nxirrnin prodhimet ne treg, shkonin ne shkolla etj etj. Po ata që ndërtuan urën dhe rrugen nuk duhen hetuar? Po ata(ish drejtuesit e komunës) që e morën punën në dorëzim, nuk duhet të hetohen?
Ja këtu duhet të ndërhyjë shteti. Duhet te ktheje koken tek cilesia e puneve qe kane bere komunat, pasi u kane prere shiritat e perurimit.
Fullanin mund ta nxirrni pa faj, por këta hajdutët që vodhën zhavorrin e rrugës dhe betonin e urës jo. Keta i kushtojne me shtrenjte popullit fukara sesa Fullani.