Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

“Dita” ‘ringjall’ Enver Hoxhën: Punoi veç për fukaranë!

$
0
0

enver hoxha107 vjet më parë lindi Enver Hoxha, diktatori shqiptar, një nga më të egrit në mbarë botën.

Megjithatë të zhgënjyer nga demokracia, ka nga ata që e duan diktatorin sërish.

Një e përditshme pranë qeverisë, gazeta Dita, hapet me një poezi plot vlerësime për Enver Hoxhën, shkruar nga Arben Duka.

Edhe pse qindra mijëra njerëz ishin të zhytur në mjerim të plotë, Duka thotë se Hoxha punoi vetëm për fukaranë.

Lexoni disa vargje më poshtë:

 

Lavdia e tij,

Mbeti e paprekur,

Ju të gjallëve-pisa,

U mund dhe i vdekur.

 

U mund dhe i vdekur,

E u bën hatanë,

Se ai punoi,

Veç për fukaranë.

 

Dhe të gjithë vatanë,

E bëri një blind,

Dhe persekutoi,

Zero-pesë përqind.

 

Zero-pesë përqindshi,

Që na imponohet,

Që Enveri ynë,

Nga ne të mos kujtohet.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670