Ilirjan Blloshmi, i cili jeton në SHBA dhe është nga familja e përndjekur e Blloshmëve, ka postuar në Facebook-un e tij një letër sipas të cilës ai hedh dyshimet se Andrea Stefani ka spiunuar duke çuar në burg një të ri.
Ja çfarë shkruan Blloshmi:
“Mbrëmë në emisionin Opinion Andera Stefani paska bëre një debat për spiunët. Paska thënë se nuk bëhesh analist nëse ke qenë sipun (i qenka referuar Preç Zogajt). Meqenëse asnjë media nuk i ka publikuar këto materiale që unë u kam dërguar, po e publikoj këtu tek fb im.
Foto 2. Është një raport që ka përgatitur Stefani për një armik klase.
Foto 1. Është vendimi që është marrë për “armikun e partise” pas raportit të Stefanit”.