Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Foto: Sara dhe Ledioni, sa pranë dhe larg së njëjtës festë

$
0
0

20151017053723Inagurimi i studiove të reja të “Top Channel” në Mëzez bëri bashkë emra të njohur të jetës publike, në një festë, që u zgjodh të mbahej në ditën e lindjes së të ndjerit Dritan Hoxha.

Të pranishëm, nga kryeministri Rama e deri tek personazhet e këtij televizioni, gjatë mbrëmjes së të premtes, ata pozuan në Tapetin e Zi, mbajtën fjalime dhe vizituan ambientet e godinës së re.

Familja Hoxha ishte natyrisht në qendër të vëmendjes. Pronarja Vjollca me vajzat Lorin dhe Sarën janë ato më mediatiket.

Fokusi i aparatëve fotografikë ishte mbi to.

E zeza mbizotëroi thuajse në të gjithë ambientin, madje dhe veshjet që të ftuarit kishin zgjedhur ishin përshtatur tematikës së mbrëmjes.

Më ekstravagante në look u duk Sara, e cila kishte bërë një veshje të guximshme, duke nxjerrë thuajse gjysmën e gjoksit jashtë.

Nga ana tjetër, mes të ftuarve u komentua distanca që ajo mbajti me të dashurin e saj Ledion Liço.

Prezantuesi nuk u pa thuajse në asnjë moment pranë familjes trashëgimtare, por qëndroi i veçuar, gati në hije.

Edhe hapjen e eventit ia kishin besuar prezantueses ikonë të këtij televizioni, Arbana Osmanit, duke shmangur dhëndrin e familjes që me sa duket, xheloz nga zgjedhja e Vjollcës për të qenë Arbana mikpritësja e mbrëmjes, nuk u duk në qendër të festës.

Madje prezantuesi i “Big Brother” ende nuk ka treguar për fansat në rrjetet sociale, asnjë moment nga festa e mbrëmshme. Të jetë kjo një shenjë që mes çiftit të “Top Medias”, diçka nuk po shkon ashtu siç duhet?


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670