Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

“Edhe një Shqip”! Fotoalbumi i Ramës, rrëfimi i Xhungës

$
0
0

rama dhe kim mehmetiKryeministri Edi Rama e quajti një mbrëmje të veçantë promovimin e librit të Rudina Xhungës në ambientet e Kryeministrisë.

“Edhe një Shqip” është botim i UET-Press.

“Në një mbrëmje të veçantë dje në mjediset e COD (Qendra për Hapje dhe Dialog), në Kryeministri, ku gazetarja Rudina Xhunga promovoi librin e saj më të ri “Edhe një Shqip”. Përmes një formati ndryshe që ndërthuri performancën artistike me artet pamore dhe bashkëbisedimin e hapur mes të ftuarve të Rudina Xhungës si edhe studentëve të gazetarisë, ekipi i COD-it çeli dyert për këdo që dëshiron t’i shfrytëzojë hapësirat e katit të parë të kryeministrisë; për të promovuar një libër interesant, një projekt artistik apo ide për debat. COD është i hapur për të gjithë,” shkruan Rama.

Ndërkohë vetë Rudina Xhunga, që do jetë e pranishme në Vizion Plus me emisionin Dritare, ka rrëfyer historinë e largimit nga TCH.

“Fjalia e parë që më goditi kur erdha tek Vizion Plus ishte, “O sa bukur, mbyllet një derë, hapet një dritare!”. Ka një moment kur ti ndërpret një marrëdhënie që e do, reflekton për çfarë ndodhi. Unë në përgjithsi jam një njeri që reflektoj duke parë tek vetja, ku gabova, ku bëra keq, autoviktimizohem shumë”.

“Dje ishte një ditë e rëndësishme për Top Channel, në gjithë 13 vitet e mia tek Top-i festohej dhe të vjen keq që të flasësh keq për një familje. Unë i uroj festën. Nuk do të doja të thoja asgjë nga ndjesitë që ndjeva. Jam ndërë vërtetë keq.

….E tradhëtuar jo. E parespektuar po. Përsëri në Top Channel më këruan të bëj një emision, të rigjej veten në një mënyrë tjetër. E kisha të pamundur të ikja, kjo është e vërtetë. Do e pranoja edhe ofertën tjetër ç’është e vërteta, se nuk ishte lëndimi i parë, se isha lënduar edhe herë të tjera. Por, pasi u qetësova… Është shumë e çuditshme, njeriu kërkon dhe gjen librin e duhur për të lexuar dhe fjalinë e duhur për të lexuar. Kam lexuar një libër, i cili niste kështu: “Një pemë thahet kur i ndërron vazon, një njeri lulëzon kur e ndryshon”. Unë thashë: duhet të ndryshoj dhe të rikthehem tek vetja, dhe të kërkoj më të mirën tek vetja, por edhe të ribëj gjërat që bëj më mirë. Gjëja që di të bëj më mirë mbas 17 vjet karriere është të hap dritare”.

E pyetur nëse e tremb Shqipëria për të ardhmen e vajzës, Rudina përgjigjet: “Më tremb shumë, por po të vazhdoj të trembem asgjë s’do të ndryshojë, do të jap edhe unë një dorë”.

Ndërsa duke komentuar largimin e të shoqit, Dritan Hila nga qeveria, ajo thotë se kjo nuk ka lidhje me largimin nga TCH.

“Jo, jo, Dritani u largua për arsye që mund t’i thotë Dritani”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670