Sot 4 vjec…
Ti dhe Une…
Ti e lumtur duke njohur boten qe ende eshte e embel sa puthja e babit dhe e thjeshte sa emri yt. Une e lumtur duke njohur boten qe edhe pse nuk behet me e mire, mbetet e embel sa puthja jote dhe e thjeshte sa emri yt.
Jete te gjate Amaris!
Do rritesh shpejt, e di qe do rendesh fort te kapesh cdo mundesi, pa kthyer koken pas, duke gjetur e lene miq rruges, do duash te jesh me shpejt 20, mandej 25, te kesh gjithcka do e mund, derisa nje dite te ndjesh frymemarrjen e te vogles tende teksa per here te pare ta vendosin prane fytyres se permalluar e te perjetosh ate qe perjetoj une tani ne 4 vjetorin tend duke uruar te te kem prane per gjithe jeten…
Por mam, edhe ne moshen time, edhe grua e nene dua ta dish se ne dite te veshtire dhe te pamundur mund te vraposh drejt meje si sot dhe ne perqafimin tone te ndjehesh e sigurt, e qete, e paqte….
Kete ma ndjen shpirti te ta them sot, sepse ky eshte edhe urimi qe i bej vetes kur kujtoj sa e mire qe bota ne 4 vjetorin tim, e embel sa puthja e mamit dhe babit, e thjeshte sa emri im…kaq mbaj mend tani, jeten mesoje duke u rritur, as me pare e as me vone!
Te duam fort Amaris!!!