Pamjet në të cilat një roje tërhoqi zvarrë një fëmijë nga klasa për ta nxjerrë jashtë, bënë xhiron e botës disa ditë më parë për brutalitetin me të cilin sillej roja i sigurisë me nxënësit në një shkollë në Karolinën e Jugut.
Kjo ka bërë që debati të ndizet edhe në transmetimet televizive. Në një emision në “FOX”, prezantuesja ka debatuar ashpër dhe me tone të larta me një aktivist të të drejtave të njeriut, i cili i përket komunitetit të njerëzve me lëkurën e trupit me ngjyrë të zezë.
Ajo ka fajësuar ‘kulturën e zezë’ për policin që ka sulmuar vajzën. Ndërsa ai i është kthyer ashpër: Si guxion t më thuash mua për “kulturën e zezë”.