Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Andrea Stefani: Ja si ma falsifikuan firmën

$
0
0

stefaniGazetari Andrea Stefani thotë se firma në një dokument, të publikuar nga mediat së fundmi, është e falsifikuar.

Materiali u publikua nga Ilirjan Blloshmi, që theksonte se ka një dokument të periudhës së komunizmit, ku theksohet se Stefani ka spiunuar.

Edhe pse ishte i dyshimtë si dokument, ai u publikua në shumë portale.

“Nuk kam aspak ndërmend të zhytem në llumin e kësaj kënete që po përbalt gjithë Shqipërinë duke bërë që e vërteta dhe gënjeshtra të kapërthehen aq ligsht, sa nuk mund të dallosh ku nis njëra e ku mbaron tjetra.

Por edhe për faktin se profesioni i gazetarit që ushtroj, jo vetëm nuk do të kishte kuptim, por do të qe pjesa më e ndyrë e industrisë së mashtrimit, nëse nuk do të kishte për idhull të vërtetën.

Prandaj, gjëja e parë që bëra pas hedhjes në qarkullim të shpifjes rreth meje, ishte gjetja në arkiva e dokumentit real që është falsifikuar duke shtuar mbi të emrin dhe mbiemrin tim dhe gjoja firmën time.

Pra, po publikoj dokumentin real ku emri dhe mbiemri Andrea Stefani dhe gjoja firma ime, nuk figurojnë gjëkundi,” shkruan Stefani.

Ai paralajmëron se do shkojë në gjykatë “që të jap kontributin tim, sado të vogël, kundër kësaj orgjie të gënjeshtrës dhe mashtrimit që mund të tolerohet, vetëm nëse nuk je i përgjegjshëm për rrënimin që sjell mashtrimi, por edhe për shpëtimin që vjen vetëm nga e vërteta”.

dokumenti i vertete 1dokumenti i falsifikuar1


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles