U bë kohë që nuk po dëgjojmë asgjë për Fatos Nanon, liderin historik të socialistëve.
Megjithatë për të është kujtuar vetë kryeministri Edi Rama, teksa e ka cituar gjatë emisionit “Top Story”.
Ja batuta: “Fatos Nano po bisedonte më dikë lidhur me çështjen e kthimit të pronave ndërkohë që ky këmbëngulte që Nano duhej të kthente pronat.
–Si mund të bëhet kthimi i pronave, e kishte pyetur Nano.
–Lehtë fare, merri gjithë pronat dhe kthei ato tek pronarët e vjetër.
–Atëherë këtë problem mos e diskuto me mua, por me Sabri Godon se ai nuk ka gjë në dorë dhe i kthen të gjitha”.
Ndërkohë me një Nano tjetër, me analistin Mustafa Nano, Rama pati një përplasje.
Opinionisti Nustafa Nano ka replikuar me kryeministrin Rama lidhur me ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja.
“Ai ministër nuk mund të qëndrojë më në detyrë pa sqaruar akuzat ndaj tij,” i ka thënë Nano.
Ndërsa Rama është mbrojtur duke thënë se qeveria me ketë kriter duhet të çojë çdo ditë nga 10 gazetarë në gjykatë.
Debati u tensionua deri në atë pikë sa Rama akuzoi gazetarët në studio se nuk dinë të bëjnë pyetjet e duhura.
Rama tha se ai është kritiku më i mirë i qeverisë së vet.