Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Propozimi i Mesila Dodës për AMA-n: Asnjë transmetim me ISIS!

$
0
0

mesilaNga Mesila Doda

I nderuar zoti Kryetar,

Prej disa ditësh duket se bota po kalon një kohë tjetër në histori. Megjithse ende kërkojmë të ngadalësojmë frikën për të ardhmen dhe ta mbajmë atë jashtë përditshmërisë sonë, tashmë kemi kuptuar se kemi një luftë të përbashkët për të jetuar ndaj një armiku, i cili nuk është përballë, por që në mënyrë tinzare mundohet të godasë normalitetin e popujve të lirë, mënyrën e tyre të jetesës dhe besimit, bashkëjetesën, lirinë, vëllazërinë, gjithë vlerat, mbi të cilat kemi ngritur jetën tonë e të familjeve tona.

E ndërgjegjësuar se ka një fushatë të pafre për të goditur këtë përditshmëri që mund të jetë edhe e vështirë, edhe e palumtur shumë herë, por i vetmi realitet që kemi e të cilin duhet ta ruajmë e mbrojmë me çdo kusht, po ju shkruaj këtë letër, në të cilën kërkoj zyrtarisht nga Ju dhe Autoriteti që drejtoni të shqyrtoni në mënyrë urgjente shqetësimin tim, për të mos lejuar në mediat e vendit transmetimin e pamjeve filmike të krimeve e torturave të organizatës terroriste ISIS. Emitenti televiziv Rainews ka nisur i pari me këtë vendimarrje, shembulli pozitiv i të cilit nuk mund të lihet dhe trajtohet si rast i izoluar.

Njerëz që ekzekutohen, prerje kokash, djegie të gjalla, fëmijë që kthehen në vrasës, genocide mbi foshnje, burra e gra, janë vetëm pak prej atyre skenave, me të cilat ushqehet propaganda e terrorit. Lajme që prodhojnë frikë, pasiguri, ankth e terror tek fëmijët, të rinjtë dhe familjet tona.

Pikërisht për këto arsye, por edhe për shkak se shumë herë kjo propagandë e çartur sjell pështjellim e vendimarrje të gabuara tek të rinjtë tanë, kërkoj nga ana juaj që të fusni si kërkesë të institucionit moslejimin e këtyre pamjeve dhe videove terrorizuese në mediat audiovizive.

I nderuar zoti kryetar, Në bazë të LIGJIT Nr. 97/2013 “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, neni 4 pika b,c; neni 33 ç,d; institucioni që ju drejtoni ka të drejtën e detyrimin të ndërhyjë në transmetime të dëmshme mediatike në mbrojtje të parimeve themelore dhe të drejtave njerëzore, mbi të cilat ne dhe fëmijët tanë kemi bazuar mënyrën tonë të jetesës.

Duke ju falenderuar paraprakisht, shpresoj në një përgjigje të shpejtë dhe efikase nga ana e institucionit tuaj që më së paku do sillte një normë të re në jetën tonë të trazuar e do përbënte një shembull të mirë reagimi për të mundur mortajën e kohës sonë “Propagandën e Terrorit”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles


Femij i vogel ne enderr


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


Sipas: Femina


Duaja qe i ndihmon studenteve per provim dhe veshtiresi te tjera jetesore


Shume Urime per TY !


Të zhveshur, por jo të lirë: Fotot nudo në komunizëm


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


martesa ne enderr


“Naim Frashëri” i artë mbërrin në Alipostivan


Dhoma e qera 60 euro studenta


Olta Gixhari nxeh skenën me kërcimin seksi (VIDEO)


Mbreteresha e Nates epizodi 1 - (Gecenin Kralicesi) - 22.04.2016


Duaja pas ngrënjes së ushqimit


Urime Ditelindjen Shoqe


bileta autobusi per kosove


Ja kush ka memorie më të fortë


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Apartament per shitje ne Plazh


Harta e Kosoves