Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

“Zëri i Amerikës” vazhdon me të majtën: Lu e ka edhe me ju!

$
0
0

donaldVazhdojnë raportimet me tone kritike të “Zërit të Amerikës” për mazhorancën në pushtet.

Duke komentuar një fjalim të fortë të ambasadorit amerikan në Tiranë, “Zëri i Amerikës” thekson se kritikat nuk ishin vetëm për gjyqësorin.

“Shembujt e marë nga ambasadori amerikan janë një kritikë e fortë jo vetëm për autoritetet gjyqësore. Për rastin e Arben Frrokut pati akuza drejtuar dhe policisë, se lejoi largimin e tij për shkak të lidhjeve me shumicën në pushtet. Vëllai i tij Mark Frroku ishte deputet në parlament, si aleat i së majtës. Më vonë dhe ai u arrestua pasi akuzohet për vrasje nga autoritetet belge. Po ashtu dhe emri i Emiljano Shullazit, një personazh i njohur i botës së krimit, është lakuar disa herë për lidhje me krahë të ndryshëm të politikës shqiptare. Së fundmi, opozita ka akuzuar në mënyrë të përsëritur ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për kontakte me Shullazin,” raporton “Zëri i Amerikës”.

Ambasadori amerikan foli në një nga takimet e radhës për reformën, ku kishte një prani të madhe prokurorësh.

“Së fundi, kam kuptuar se disa personave mund t’ju jetë thënë nga shefat e tyre se çfarë duhet të thonë, ose më keq akoma çfarë nuk duhet të thonë. Nëse kjo është e vërtetë më kujton më shumë të kaluarën komuniste të Shqipërisë se sa të ardhmen  e saj demokratike. Ky është sistemi juaj i drejtësisë. Jini kurajoz të thoni atë që mendoni ju dhe mos përsërisni verbtazi cfarëdo gjëje që ju kanë thënë të thoni. Mos u trembni nga këta të pafytyrë”, deklaroi ambasadori.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670