Mbrëmja tradicionale festive e organizuar nga çifti kryeministror bëri bashkë këtë të premte në restorant “Piazza”, femrat e gazetarisë.
Darka e shtruar nga Linda dhe Edi Rama, ndryshe nga vitet e shkuara ka nisur pa prezencën e kryeministrit i cili mësohet se pati përplasje axhende me “Ballon Presidenciale”, që po mbahet njëkohësisht.
Një moment i veçantë i mbrëmjes së organizuar nga çifti kryeministror me femrat e gazetarisë, ishte ndarja e byrekut me lek brenda.
Monedha i ka rënë gazetares Rudina Xhunga ndërsa kryeministri Rama nuk ka kursyer batutën që duket se shkriu akujt në marrëdhënien mes tyre, të përfolur në media.
“Gjithë jetën asaj i ka rënë”, – tha Edi Rama kur gratë e medias shpërthyen në urime, për fatin që thuhet se do ta ndjekë atë person që i bie leku.