Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Begenisja e Ramës për Rozhanin dhe një “palaço oborri”…

$
0
0

IMG_20151228_141727_editZv.Kryeredaktori i gazetës “Shekulli” Arben Rozhani, duket se ka mbetur i impresionuar nga darka e mbrëmshme me një pjesë të gazetarëve që Kryeministri Rama shtroi në Pallatin e Brigatave, andaj për këtë i ka kushtuar sot një opinion. Në këtë opinion Rozhani i është kundërvënë shkrimit të Fatos Lubonjës një vit më parë, që i quante “palaço oborri” ata që merrnin pjesë në të.

Sipas tij, Lubonja nuk ka të drejtë se mund të kishte shkuar në “pallatin mbretëror” dhe t’ia thoshte Ramës gjërat në sy.

Madje Rozhani ka shkuar edhe më tej dhe ka bërë një krahasim mes pritjes së Ramës me ato të Berishës.

Rozhani ka mbetur shumë i kënaqur me pilafin dhe me faktin se Rama i begenis të gjithë njësoj, ndryshe nga Berisha që ja varte vetëm Klan-it.

Ja seç shkruan ai: “Tre vite më parë isha në pritjen e fundit që organizonte Sali Berisha si kryeministër. Nuk kishte as batuta, as komente, as fjalime të përgatitura. Ishte njëshi i ngulur në pjesën qendrore të sallës kryesore, i rrethuar nga mediabërësit pranë pushtetit të asaj kohe (fiks ata që ishin sërish edhe mbrëmë në atë sallë, në një radhë me të tjerët), ndërsa të tjerët që guxonin dhe përfitonin të rrëmbenin një trokitje gote, apo një përshëndetje. Ftohtësia hijerëndë e Pallatit të Brigadave nuk mbushej as nga ritmet e muzikës, as nga kallaballëku i mediabërësve, të njëjtët që ishin edhe mbrëmë në po atë vend. Edi Rama është ndryshe. Të begenis, nuk përton të ngrihet dhe të shkojë në çdo tavolinë, të trokasë gotën me seicilin të ftuar dhe të kthehet sërish te tavolina e tij, rrethuar nga femrat e medias së shkruar dhe vizive”.

Sidoqofte, ndonjëherë është më mirë të jesh pak “Sokrat i vuajtur” se sa një “derr i kënaqur”…

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles