Fotoja që bëri xhiron e Shqipërisë me “disk fluturues” është një montazh. Publikimi i kësaj fotoje u bë jo vetëm nga përdorues të rrjeteve sociale por edhe nga mediat të cilat e botuan si lajm pa asnjë hezitim.
Disa mendonin se ishte një iluzion optik, të tjerë mendonin se retë kishin bërë atë formë por kishte nga ata që edhe mendonin për një maipulim në foto. Dhe në fakt në atë foto është bërë një manipulim i thjeshtë fare.
Kjo bëhet më anë të një aplikacioni që mund të shkarkohet në google play për android. Aplikacioni “Camera360” për rregullime fotosh ka dhe një opsion tjetër për të vendosur UFO ose anije aliene në foton e shkrepur nga celulari. Fotoja nëse ruhet në cilësi maksimale duket gati reale. Siç mund ta shikoni dhe në foton mëposhtme.