Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Përgjimi Meta-Ismailaj, analistët Krasniqi dhe Dervishi akuza të forta medias dhe Prokurorisë për Zërin e Amerikës

$
0
0

lutiNë një kronikë të sotme të Zërit të Amerikës është trajtuar publikimi prej gazetarit Artan Hoxha i përgjimeve telefonike nga prokuroria të një biznesmeni që bisedon për afera me Ilir Metën, që Voa e quan “politikanë të njohur”.

Sipas Voa-s, kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta në qarqet e juristëve dhe vëzhguesve të jetës politike.

Ja cili është raportimi i plotë i Zërit të Amërikës:

Ata pohojnë që pak rëndësi se si kanë dalë dokumentat nga institucioni dhe kanë rënë në duar të gazetarit, por është për të ardhur keq që prokuroria herë ka mbyllur hetimet, herë i ka hapur ato, duke treguar pasiguri dhe mungesë profesionalizmi.

Analisti Lutfi Dervishi thotë se media tradicionale vendase ka fshehur kokën si struci, duke shpresuar që skandali do të mbyllet me heshtje, ndërsa institucionet e drejtësisë dhe prokuroria nuk japin asnjë shpjegim, duke shfaqur nevojën urgjente që ato kanë për t’u reformuar thelbësisht.

Sipas tij, ky skandal i publikuar nga kolegu Hoxha është një këmbanë alarmi, që bie pikërisht tani kur të gjithë po flasin për reformën në drejtësi.

Juristi Sokol Hazizaj thotë që formalisht prokuroria ka gabuar që nuk asgjësoi dokumentat e atij përgjimi të mbyllur.

Sipas tij, është përgjegjësi e prokurorisë edhe rihapja e çështjes në këtë formë pas disa vitesh në media.

Zoti Hazizaj thotë se prokuroria nuk ka nisur hetime kryesisht mbi të dhënat e përgjimit, duke pushuar hetimet, tregon se aty nuk ka patur fakte bindëse për veprimtari të paligjshme.

Por edhe rikthimi pas kaq vitesh i të dhënave nga një hetim i pushuar nga prokuroria nuk është as ligjor dhe as serioz.

Ndërsa analisti Afrim Krasniqi thotë se edhe kjo ngjarje tregoi se elita politike e vendit është tërësisht e korruptuar dhe se ajo ka krijuar një standart të mos-ndëshkimit të korrupsionit.

Zoti Krasniqi thotë se ekziston një “shërbim nderesh” midis prokurorisë, gjyqësorit dhe politikës, duke mbuluar shkeljet e njëri tjetrit.

Analistët komentuan si paradoksale edhe sjelljen e medias vendase ndaj skandalit të zbuluar në rastin e këtij përgjimi nga prokuroria.

 

Ata pohuan se shtypi në Shqipëri bën shërbime politike dhe nuk informon realisht qytetarët, ja pse gazetat nuk e trajtuan pothuajse fare temën e këtij problematik.

Studiuesit shpresojnë se skandali mbi përgjimin e biznesmenit mund të ndikojë pozitivisht në përpjekjet për reformimin e sistemit të drejtësisë, gjykatave dhe prokurorisë.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670