Ai ishte një nga prezantuesit ikonë në Britani dhe më gjerë.
Por pas vdekjes u bë një nga emrat më të urryer në Britani.
Jimmy Savile kishte ngacmuar seksualisht dhe përdhunuar me qindra femra, që nga ato minorene e deri tek bashkëpunëtoret e tij.
Shkalla e krimeve të tij është shokuese.
Por një raport i fundit i BBC thekson se shefat e këtij stacioni televiziv nuk ishin në dijeni se ai ishte një ‘kriminel seksual’.
Por një nga viktimat e tij, Sylvia Edwards, thotë se ky është një mashtrim.
Ajo u ngacmua seksualisht nga Savile, teksa ishin në transmetim live në vitin 1976 në BBC.
Pamjet tregojnë pedofilin teksa i fut duart.
“Sigurisht që e dinin. Më ngacmoi live në TV për atë Zot,” thotë Edwards, tani 58 vjeç.
Ajo thotë se nëse nuk mbajnë përgjegjësi ligjore edhe shefat e BBC, kjo do jetë një humbje kohe.