Nëse viktimat e asaj dite tragjike do të ishin ringjallur vetëm për sot, dy fjalë me ju do i kishin…
Një natë më parë u kishe servirur live organizatorin e 21 janarit duke i frymëzuar që “nesër është dita të detyrojmë me çdo çmim Saliun të dorëzojë… Bllokun e Ilirit”, në të njëjtën tv ku përgatitët dhe shfaqët videon që tregonte sa i lig ishte Iliri; ndërsa para se të shkonin atje ku u kishit thënë të mblidheshin në orën 13.00, kishin blerë paçavuren e mjeros me Ilirin pas hekurave në faqe të parë, nën të cilën me gërma të mëdha shkruhej “HAJDUT”!
Sot ca pyetje do i kishin patur veçanërisht për ju:
– a ia morët Saliut “Bllokun e Ilirit”?
– “HAJDUTI” (që na quajti kokëpalarë) ku po e bën burgun tani që Saliu nuk është më në pushtet?
Nëse për një moment do të ringjalleshin, do të duhej t’u shpjegonit se pse ai që përgatiti videon për t’i tronditur, ai që përgatiti “story-n” një natë para për t’i frymëzuar, dhe ai që i dedikoi faqen e parë dhe editorialin e gazetës që kishin në xhep për ta përforcuar tërbimin, në zijafetet e sarajet e Ilirit pse janë në radhë të parë…
Nëse do të ringjalleshin vetëm për një moment, do të duhej t’u shpjegonit se pse gjithë ajo hare’ kur morët vesh se ata nuk jetonin më?
Pse duhej psh*urrur dera e përgjakur e Kryeministrisë? Pse pikërisht kur duhej sulmuar më me forcë, më me tërbim për shkak “të shokëve të vrarë” dhatë urdhrin “shpërndahuni, demonstrata ia arriti qëllimit”?
Donit viktima apo “Bllokun e Ilirit”?
Dhe ç’është më e rëndësishmja, pse ende sot vazhdoni t’i vrisni me Ilirin në ballë dhe konçesionet në xhep…
Në fakt nuk mendoj se do iu kishin lënë kohë të hapni gojën për t’u përgjigjur…nëse qoftë dhe për një moment do ishin ringjallur…
p.s. shokë nuk jemi më që prej asaj dite kur të thashë “Edi Rama të paska blerë me ulje “në ofertë” familjarisht, por ai mallin që e blen e punon në rrugë”. Atëhere Sali Berisha kishte ende muajt e parë të pushtetit, dhe Iliri (ai i Bllokut), nga dëshpërimi hidhej mbi tavolina në Kuvend. Më pak se dy vjet më vonë, për shkak të detyrës pashë në filmime një femër që me një zë të çjerrë fërneti, nxiste militantët e PS kundër policisë duke ulëritur fjalët “shk*rdhejini robt çuna”… Ishte jot shoqe! Ta kishte nxjerrë në rrugë…
Sa për atë tjetrin, historia është e ngjashme si me ty. Në përpjekje për ta ndalur i pata dhënë një këshillë miku: të mos bëhet si ty! Dhe a e di pse? Sepse nuk neveriste e përbuzte njeri në këtë botë më shumë se sa ty!
Dreqi (jo Zoti), më dha të drejtë! Sot jeni bashkë! Gëzoni shtëpitë, makinat, paret që ju vijnë jo nga djersa e ballit, as nga puna por ….nga Blloku i Ilirit…ai i 21 janarit 2011.
Dhe meqë ra fjala tek makinat, deri sot nga askush s’kam pranuar gjë të falur, jo më makinë! Atë që nuk e blej me djersë nuk e marr të falur, se nuk më ngjit, nuk jam… ju