Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Kjo prezantuese është bërë hit në rrjet, ja si reagon ndaj racizmit

$
0
0

folese“Ka ardhur momenti të rebelohemi: ata që ndjellin urrejtje në internet duhet ta dinë se nuk do të tolerohen”. Brenda pak orësh është kthyer në një manifest të vërtetë kundër racizmit video editoriale e prezantueses gjermane Anja Reschke. Reschke përdori hapësirën e saj prej dy minutash te tv ARD për të lëshuar alarmin lidhur me shpërthimin e urrejtjes kundër refugjatëve që po vetëushqehet në rrjetet sociale: “deri pak kohë më parë racistët komentonin duke përdorur pseudonime. Ndërsa tani nuk kanë më turp, madje fjali si ‘Parazitë të ndyrë duhet të mbyteni në fund të detit’ marrin  një lumë me like”.

Sipas Reschke nuk bëhet fjalë vetëm për fjalë të hedhura kot: duke iu referuar  sulmeve të fundit me zjarr ndaj shtëpive të refugjatëve në Gjermani, prezantuesa thekson se “fushatat e urrejtjes në internet kanë nxitur dinamika që kanë sjellë  një rritje të dhunës së ekstremit të djathtë”.

Ndaj të gjithë ata që mendojnë se refugjatët nuk janë disa krimba që duhen djegur, duhet të bëjnë përpara dhe të luftojnë për idetë e tyre: “Kundërshtoni, flisni, turpërojini në publik”, – qe thirrja e Reschke, e cila bëri thirrje për një “revoltë të njerëzve për së mbari” si ajo e ndërmarrë në vitin 2000 nga kancelari i atëhershëm Gerhard Schroeder pas zjarrëvënies së sinagogës së Dusserdolfit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670