KUJDES: PAMJE SHQETESUESE
Një tjetër blogger u masakrua me hanxhar nga një grup i armatosur.
Ky është i katërti blogger që masakrohet për vdekje në Bangladesh nga radikalët myslimanë.
Niloy Neel, i njohur për kritikat ndaj Islamit dhe qëndrimet ateiste, u sulmua në shtëpinë e tij në Daka.
Neel, 40 vjeç, kishte shkruar së fundmi në blog kundër vrasjes së tre blogger-ave të tjerë.
Ai shkruante rregullisht për të drejtat e grave dhe minoriteteve.
Një grup i lidhur me Al Kaedën mori përgjegjësinë për vrasjen.
Myftiu Abdullah Ashraf, duke pretenduar se ishte zëdhënës i grupit, tha për CNN: “Me lejen e Allahut ne e kryem këtë operacion sot. Ne i shpallim luftë të gjithë këtyre armiqve të këqinj të Allahut”.