Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Nuk hesht pse jam vajza e Namik Dokles

$
0
0

anika dokle 1Nga Anika N. Dokle

 

Per gazeten “Tema” dhe hordhine e injoranteve qe me zor presin publikimin e radhes per tu turrur si histerike duke shkruar te lara e te palara, pa kurajon qytetare te te shkruarit me emer dhe mbiemer. Po c’flas dhe une…. Injoranca vetem nje emer ka. Turme!!

– Nese ju ha meraku se kam share ministrin tuaj, mos harroni qe ai eshte edhe i imi. Tani qe shkruaj jam ne spital sherbim 24-oresh dhe kur shkruaj per shendetesine shkruaj si mjeke qe perdite perballet me halle te medha. Jam edhe paciente ose familjare pacientesh qe natyrshem i kurojne semundjet brenda vendit dhe jo atje ku i ben ministri “juaj”.

– Nese pretendoni se duhet te hesht pse jam vajza e nje deputeti, kot e keniI Kam zerin tim dhe identitetin tim profesional. Ai ka punen e vet!

– Nese ju ha meraku se kete e bej per tu bere drejtoreshe, ministre apo ku di une c’ju pjell mendja ju, po ju them se jam fare pa lidhje. Se sot ministra nuk behen njerezit e lire!! Se me ato qe shkruani ju do isha bere dhjete here ministre.

– Quhem Anika dhe jo Anila.

– Juve qe ju ha meraku per babain tim, ktheni koken nga baballaret tuaj dhe veprat e tyre.

— Juve qe ju ha meraku per menyren si kam mberritur deri ketu, me duhet t’ju kujtoj se kur vizitoj, operoj, shkruaj dhe referoj, Namikun nuk e kam me vete. Madje edhe sot gjate sherbimit 24-oresh nuk e kam me vete. Natyrshem, qe arritjet socio-profesionale jane edhe veper e familjes. Punoni me shume per tu bere mjeke, juriste, gazetare apo edhe deputete. Shume prej jush nuk mund ta kene jeten time. Por kjo nuk duhet t’ju trishtoje! Jam produkt i punes dhe vetem punes.

– Kur kerkoj qe gjerat te behen me mire per kete vend, i kerkoj per te miren time, familjes dhe te dashurve te mi. Per ata qe nuk duan te dalin nga mizerja, aq me ben!!!

Dhe dicka te fundit……

Hidhni sa me shume balte, se balten plantacion ma beni!!!!

Ah, se harrova…. Publikojeni dhe kete se ndoshta shet me shume se lajmi i pare!


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670