Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Mbledhja e fundit e “Agon Channel” u zhvillua në Londër

$
0
0

beketiNjë dokument i televizionit të sekuestruar tregon se pësë ditë përpara lëshimit të urdhër arrestit ndaj Françesko Beketit, mbledhja e Asamblesë së Ortakëve është zhvilluar në Londër. Beketi nuk merrte pjesë, por është zëvëndësuar nga Maruo De Renzis. Agon Channel e mbylli vitin 2014 me 6 milion euro humbje

 

Teksa prokuroria është në përfundim të hetimeve ndaj bosit italian të televizionit “Agon Channel”, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, shtohen dyshimet se ai mund të jetë informuar për arrestin.

Këto dyshime bëhen edhe më të forta pas zbulimit të një dokumenti i cili në përmbajtje të tij ka miratimin e miratimin e bilancit për vitin 2014 të televizionit “Agon”.

Bëhet fjalë për mbledhjen e Asambles së Ortakëve e cila nuk është zhvilluar në Tiranë ku ka edhe selinë kompania por në Londër.

Sipas dokumentit rezulton se mbledhja është zhvilluar më datë 30 qershor të këtij viti në zyrat e stadiumit të ekipit të “Leytonit”, i cili gjithashtu është në pronësi të Françesko Beketit.

Në këtë mbledhje nuk merrte pjesë vetë Beketi, por ai zëvendësohej nga Maruo De Renzis, ortak dhe adiministrator i kompanisë i cili gjithashtu është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Dyshimet për dekonspirim të hetimit forcohen edhe më shumë pasi kjo mbledhje është zhvilluar vetëm pesë ditë përpara se Gjykata e Tiranës të lëshonte urdhër-arresti ndaj dy shtetasve italianë, të cilët dyshohen për pastrimin e rreth 40 milionë eurove në Shqipëri.

Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe përfaësuesi ligjor i nënës së Beketit, e cila gjithashtu është nën hetim nga prokuroria shqiptare.

Pra dy pronarët kryesor të rrjetit të kompanive nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje, por janë përfaqësuar nga persona të tjerë të autorizuar prej tyre.

Një shtetas shqiptar dhe një italian kanë qenë present në mbledhje me anë të video-konferencës.

Por dyshimet për dekonspirim apo njoftim të të dyshuarve se ndaj tyre do të merrej një urdhër-arresti rrëzohen nga prokuroria, e cila pasi ka kryer verifikimet përkatëse ka arritur në përfundimin se Françesko Beketi nuk ka ardhur në Shqipëri që prej muajit shkurt të këtij vitit.

Por mbetet ende për t’u sqaruar rrethanat në të cilat është larguar nga Shqipëria ortaku i Beketit.

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë është miratuar edhe bilanci i kompanisë për vitin 2014, i cili tregon se shoqëria “Agonset” e ka mbyllur vitin fiskal me mbi 6 milion euro humbje.

Aktualisht prokuroria shqiptare është në përfundim të hetimit të nisur ndaj shtetasve italianë pronarë të disa kompanive të cilët dyshohet se janë përfshirë në një skemë të pastrimit të rreth 40 milionë euro.

Gjykata tashmë ka vendosur nën sekustro të gjitha bizneset në pronësi të Beketit dhe nënës së tij ndërsa Apeli ka konfirmuar edhe urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar ndaj biznesmenit italian.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles