Tashmë me lindjen e mediave të reja, secili mund të dokumentojë jetën e tij live për të gjithë botën.
Nia dhe Sam janë një çift amerikan.
Momentet e rëndësishme të jetës së tyre i filmojnë dhe i hedhin në YouTube, ku kanë një kanal shumë të ndjekur.
Para pak ditësh, Sam i bëri një surprizë shumë të bukur gruas së tij.
Ajo kishte harruar të shkarkonte tualetin dhe ai mori një kampion, duke zbuluar se Nia ishte shtatzënë për herë të tretë.
Dy herët e para e kishte mësuar nga ajo, tani ishte ai që ia dha se priste një fëmijë.
Video mori miliona klikime.
Por pak ditë më vonë, çifti ka një lajm të keq.
Live për ndjekësit ata deklarojnë se Nia ka dështuar.
Ata kanë humbur beben dhe ky është një lajm prekës.
“Ky lajm na ra si bombë,” thonë ata.