Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Buzhala: Toskët e Shqipërisë, superiorë ndaj gegëve

$
0
0

buzhalaGazetari kosovar Berat Buzhala ka bërë një reportazh të një udhëtimi të tij nga Prishtina për në Korfuz, duke kaluar mes-për-mes Shqipërisë dhe duke u ndalur në Sarandë.

Ai konstaton disa ndryshime të dukshme në vendin tonë, turizmin e të cilit ishte betuar se nuk do ta shijonte më (?), të paktën nga Durrësi deri në Velipojë, sikurse shkruan ai.

Buzhala vë re një përmirësim në etikën policore, por nuk ka si të mos i bjerë në sy mospërfundimi i Rrugës së Kombit, urat e lënë përgjysmë dhe banorët që kanë krijuar shtigje për të kaluar në këmbë në autostradë duke rrezikuar jetën.

Buzhala ka rënë pre edhe e fenomenit të “turistit”, ose më saktë sindromës së tipit “bari i komshiut, është më i gjelbër se i imi”. Kjo vihet re kur ai konstaton se asfalti në Shqipëri është më i mirë se në Kosovë.

Po të pyesësh çdo shqiptar tjetër që e ka parë Kosovën, me siguri do të ishte i gatshëm të thoshte të kundërtën, por ky është një fenomen normal kur je kalimthi dhe nuk e jeton gjerësisht një realitet.

Buzhala vijon më tej duke theksuar, atë që ai e quan superioritet të toskëve të Shqipërisë ndaj gegëve. Por ndërkohë që të gjitha fenomenet i trajton si mbarëshqiptare, këtu ai e thekson mirë se ky superioritet ka të bëjë vetëm karshi gegëve të Shqipërisë, sepse shembulli i tij nuk e kalon Shkodrën.

– Ja çfarë shkruan Buzhala:

Toskë dhe Gegë

Me kalimin e pengesës së quajtur Fier, sipas meje, futemi në njërën prej pjesëve më të bukura të Shqipërisë. Trajektorja që fillon në Levan, nëpër Mallakastër, Tepelenë dhe Gjirokastrës, për të arritur në Sarandë është treguesi më i mirë se si banorët Toskë të Shqipërisë vazhdimisht kanë treguar një epërsi kulturore, ndaj banorëve Gegë.

Shëmtia dhe barbaria arkitektonike që shfaqet në pjesën veriore, posaçërisht prej Lezhës për në Tiranë, ose edhe më sipër në drejtim të Shkodrës, zhduket si më magji në jugun e vendit.

Rruga nga Mallakastra, e deri në Sarandë, nuk është me katër kalime, por as që duhet një e tillë. Rruga mjaft e gjerë, që ndan ato fshatra, është fantastike.

Të paktë janë ata që janë turrur për të ndërtuar, shëmtuar, në të dy anët e rrugës, siç shohim në pjesën veriore. Fshatrat duken jashtëzakonisht të bukura tek qëndrojnë rrëzë bjeshkëve të larta, ndërsa fushat poshtë këmbëve të tyre, ashtu siç ndodh çdo kund në shoqëri normale, vazhdojnë të përdorën për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore. Kjo pjesë e vendit paraqet shembull jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, se si funksionojnë vendet normale, duke mos u futur më ndërtime e me pompa të benzinës deri në vijën e mesme të asfaltit.

Ketë fotografi vetëm e zbukuron investimi, që është në përfundim e sipër, në hyrje të Gjirokastrës. Gurët që po përdorën për ta rregulluar trotuarin janë në harmoni perfekte me ambientin për rreth. Dhe kjo gjendje është e njëjtë, po kaq e bukur, edhe gjatë udhëtimit prej këtij qyteti e deri në Sarandë. Ndoshta edhe në Shqipëri zyrtarët që merren me ndërtimin e rrugëve janë të korruptuar, sikur në Kosovë, por së paku atje, në ato rrugë të ndërtuara së fundmi, pothuajse nuk e sheh asnjë gropë të vetme. Asfalti është dukshëm më cilësor se sa në vendin tonë. Dhe i tillë vazhdon deri në qytetin më jugor në vend.

Duke gjykuar komunikimin shqiptarë-kosovarë, Buzhala vë re përmirësime.

“…pas kaq vitesh, më në fund, është në përfundim e sipër edhe procesi i komunikimit, gati normal, në mes të kosovarëve dhe shqiptarëve, veçanërisht atyre në jug të vendit. Për shembull, gjatë gjithë darkës, kam porositur ushqimin dhe pijet duke mos u dhënë aspak pas ndryshimeve, ose përshtatjeve gjuhësore. Madje, në fund të darkës i thash kamarierit nëse kishte ‘bostan’, një provokim gjuhësor i qëllimshëm. Përgjigja ishte një “PO” e lehtë, e shoqëruar me një buzëqeshje, që sikur thoshte se jemi në rrugë të mbarë për t’i adoptuar fjalët që na ndanin”, shkruante ai.

Ndërkohë që lidhur me “plaçkitjen” e kosovarëve në Shqipëri jepte shembullin e mëposhtëm:

“Hileja që u bëhet kosovarëve, nga tregtarë të pangopur me fitim, zakonisht fshihet prapa lojës së konvertimeve të euros me lek. Ta zëmë, në pompën e benzinës për të cilën fola pak më lart, unë i bleva tri lëngje të ndryshme dhe një espresso. Shitësi më tha se çmimi për to ishte 300 lekë. Kur i thash se sa shkonte kjo në euro, ai u përgjigj: 3 euro. Pra plot 117 lek më shumë, ose për një të tretën e çmimit. Që nuk është pak”.

Gjatë kronikës së tij për Shqipërinë Buzhala shpreh habi për fenomene si një kalë që tërheq një Mercedes gjatë rrugës, apo shëmtinë e qytetit të Fierit, që ai nuk e honeps dot, edhe pse ka bërë përmirësime sipas tij.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles