“E shohin të gjithë dhunuesin tek kërcënon e kërcënon stabilitetin me revolucion “demokratik” dhe jo vetëm heshtin, por vazhdojnë ta konsiderojnë Sali Berishën si demokrat. Tamam si në përrallën e Andersenit ku të gjithë komentonin sa bukur qe veshur mbreti edhe pse në të vërtetë ai kish dalë cullak! Oborrtarët e përrallës e kishin një frikë që u mbyllte gojën dhe i bënte t’i komentonin vithet e mbretit si pantallona. Po këta diplomatët e perëndimit, ambasadorët, çfarë frike kanë që nuk thonë dot të vërtetën për Sali Berishën?! Por e keqja nuk mbaron me kaq. Sepse ndërsa Berisha bën thirrje për revolucion (vetëm revolucionet tekniko-shkencore janë pa dhunë), ca ndërkombëtarë i thonë qeverisë të gjejë konsensusin me PD, në fakt, me Berishën. Kjo është ta vesh qeverinë përpara një detyre të pazgjidhshme. Sepse a mund të ta japë konsensusin ai që gjakon të të përmbysë me dhunë?”
Kështu shkruan sot Andrea Stefani në numrin e sotëm të gazetës Dita, duke vijuar serinë e shkrimeve të tij kundër Sali Berishës.
Pikërisht “fiksimi” i tij ka ngacmuar karikaturistin Bujar Kapexhiu, që vjen me këtë punim në Mapo.