Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Nga Baze tek Bushati, ja si e shohin analistët çështjen e Parkut

$
0
0

ParkuGazetarë dhe opinionistë të ndryshëm, ndajnë pikëpamje të kundërta lidhur me ndërhyrjen e bashkisë me punime në Parkun e Liqenit në Tiranë.

Opinionisti mero Baze është përqëndruar te protesta e sotme e opozitës.

Shkruan Baze:

Protesta e sotme nuk ka lidhje me parkun, bile as me inatin me qeverinë.

Do të ishte gjysma e të keqes të ishte kështu. Opozita jonë sot ka halle më të mëdha se kaq. Atë nuk e shqetëson as e ardhmja e parkut, bile as mundësia e rrëzimit të qeverisë, qoftë dhe me forcë. Ajo sot ka vetëm një problem madhor, si të radikalizojë situatën, të krijojë përplasje me pushtetin, për të gjetur një kauzë që të thotë: “Tani nuk e votojmë reformën në drejtësi”! Për këtë arsye, sot në protestë nuk ishin thirrur qytetarët, por gjithë zyrtarët e PD, nëpunësit e Bashkisë së Kamzës, policët bashkiakë të Mziut, dhe disa deputetë, mes të cilëve spikati Strazimiri.

Gjithë përbërja e protestës ishte një ushtri e paguar nga shteti shqiptar, për të bllokuar një reformë për shtetin shqiptar.

Qëllimi i protestës ishte të provokohej policia, të ushtrohej dhunë, biles pse jo të bëhej dhe ndonjë plagosje me pistoletë dhe pastaj të bllokohej Kuvendi.

Disi ndryshe i sheh gjërat Andi Bushati.

Ai analizon më tepër sjelljen e atyre, që sipas tij përpiqen ta delegjitimojnë protestën e shoqërisë civile duke u ehqur si analistë të pavarur.

Shkruan Bushati:

Ka një mllef hileqar gjithnjë e në rritje ndaj atyrë të rinjve dhe shoqërisë civile që kanë shndërruar në kauzë mosbetonizimin e parkut të liqenit.

Kryesisht mbrojtës të pushtetit, që nuk duan të grisin publikisht xhaketën e dalë boje prej të pavaruri, po kërkojnë t’i shmangen disa pikpyetjeve themelore, duke u munduar ta shpërqëndrojnë debatin.

Në një farë mënyre, ata marrin përsipër rolin e turpshëm që luanin mercenarët e Berishës në 21 Janar, duke anashkaluar pyetjen: “kush vrau”, me atë se “kush i nxori në pritë”.

Strategjia e tyre është e njohur.

Këtë kanë bërë gjithnjë mbrojtësit e fshehur, por të bindur të qeveritarëve të këqij: ata nuk meren me aksionin, por me mbartësit e tij, nuk merren me parimin, por me rrethanat rrotull tij, nuk merren me thelbin, por me daravitjen e tij. 

Ata i shmangen pyetjeve: nëse duhej ndërtuar aty, duke prerë pemë dhe duke betonizuar, apo kishte mundësi që këndi i fëmijëve të ngrihej diku tjetër?

Nëse gënjeu apo jo kryebashkiaku i Tiranës?

Nëse ishte planifikuar apo jo një kafe aty pranë?

Nëse gjithçka që po ndodh është vetëm preludi i oligarkëve që presin të ndërtojnë?

Nëse është e pranueshme, apo jo, praktika e “arkitektëve të huaj” të katapultuar nga Rama, që po ndryshojnë sipas orekseve të tij, çdo cep të Shqipërisë?

Në vend të këtyre dilemave mbrojtësit « e maskuar » të dyshes Rama-Veliaj po mbajnë gjallë në treg disa klishe, qëllimi i të cilave nuk është debati mbi parkun, por diskretitimi i atyre që kanë dalë në mbrojtje të tij.

Së fundi, edhe Skënder Minxhozi, është përqëndruar kryesisht te apsojat që mund të ketë te opozita, dalja e saj kundër ndërhyrjes te Parku.

Shkruan Minxhozi:

E gjitha kjo duket se krijon një situatë, ku opozita po krijon disa kosto që ndoshta do të ishin mirë të evitoheshin në momentin aktual.

Ngushtësisht për të mirën e saj, më shumë sesa për interesin e përgjithshëm. Dhe ja pse:

Së pari, opozita duhet të tregohet shumë e kujdesshme me raportin delikat që ka me shoqërinë civile. Për hir të së vërtetës, sot protestojnë për ndërtimin tek Parku, një numër ambjentalistësh dhe aktivistësh civilë, të cilët e kanë bërë të qartë më shumë se një herë se nuk duan ta përziejnë aksionin e tyre, me punët e politikës.

Janë botuar disa foto, deklarata e materiale mediatike, të cilat e bëjnë të qartë këtë distancë që ambjentalistët kanë të kërkuar të mbahet mes tyre dhe partive politike.

Duke u hedhur mbi gardhin e parkut, opozita e dëmton rëndë imazhin dhe rolin e shoqërisë civile, në kërkesat e saj të afishuara.

Së dyti, një ashpërsim i skajshëm i sherrit për Parkun në këtë moment, rrezikon të vendosë në plan të dytë disa emergjenca të tjera të kryeqytetit, të cilat ndoshta do të kërkonin më shumë angazhim dhe presion qytetar e politik, sesa projekti në fjalë.

Fokusimi tek një park lojrash nuk shbën krizat e vjetra dhe të reja që kalon sot Tirana.

Së treti, duke u hedhur në sulm për Parkun, thënë me fjalë të tjera duke u përplasur fort dhe përballë me kryetarin e ri të bashkisë Erion Veliaj, opozitarët duhet të përllogarisin që kësisoj po ja konsolidojnë kundërshtarit të tyre politik karrierën politike dhe partiake.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670